Kryetarja e Zvicrës Simonetta Sommaruga përkujton gjenocidin e Srebrenicës

61 Lexime

Në një ceremoni përkujtimore, presidentja federale zvicerane Simonetta Sommaruga, përmes një video mesazhi të shtunën ka folur për gjenocidin në Srebrenicë. Një krim i tillë nuk duhet të ndodhë më.

„Ka kaluar një çerek shekulli që nga masakra e Srebrenicës“, tha Sommaruga në fjalimin e saj në gjuhën anglieze. „Pikëllimi është ende i thellë“. Sommaruga i përkujtoi më shumë se 8,000 viktimat dhe të gjithë ata që kishin mbetur, informon Shtegu.com. Është e rëndësishme të vazhdohet të punohet për ngjarjet dhe të kërkohet e vërteta. „Përkujtimi i sotëm është një thirrje e përtërirë për të gjithë ne, për të siguruar që krime të tilla nuk do të përsëriten më kurrë“, tha Sommaruga.

Çdo shtet duhet të bëjë punën e vet për të mbrojtur tërë popullsinë e tij. Kjo është e mundur vetëm nëse promovohet toleranca, respektimi i pakicave dhe sundimi i ligjit. Gjenocidi i Srebrenicës ndodhi në 1995 në Luftën e Bosnjës. Trupat serbe sulmuan zonën e sigurisë së KB, duke vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë.