Nusja dhe krushqit e pritën kot dhëndrrin kosovar, arrestohet nga policia austriake

47 Lexime

Duhet të ketë qenë “dita më e bukur në jetë” e një kosovari (24) dhe një hungarezeje. Por nusja dhe 30 të ftuar kanë pritur më kot në zyrën e gjendjes civile në Gmunden (Austri e Epërme), sepse policia e kapi dhëndrin rrugës për në dasmë. Dasmorët më pas marshoi në drejtim të komisariatit.

Pranga në vend të unazës së martesës! Në qelinë e dëbimit në vend të suitës së nusërisë! Një kosovar nga Vöcklabruck e kishte imagjinuar ndryshe – shumë ndryshe “ditën më të bukur të jetës së tij”, shkruan „Krone“, transmeton portali Shtegu. Sepse betimet në zyrën e gjendjes civile Gmunden me një hungareze dhe rrjedhimisht, një qytetar të BE-së është dashur t’i mundësojnë 24-vjeçarit të banojë ligjërisht në Austri.

Mirëpo, policia austriake e ka arrestuar koosvarin para se ta thotë „po“-në e tij me hungarezen dhe e ka dërguar në paraburgim, me qëllim që sa më shpejt ta dëbojë nga Austria.