Kosovarja (27) nuk ishte viktimë e ndonjë krimi në Bazel

128 Lexime

Një zvicerane 27-vjeçare me rrënjë kosovare dyshohet se ka vdekur në Bazel në rrethana “të dyshimta”, raportojnë media të ndryshme. Por në këtë rast nuk dyshohet në ndonjë krim

Portale të ndryshme shqiptare të lajmeve nga Ballkani kanë raportuar se një 27-vjeçare e re është gjetur e pajetë në banesën e saj në Bazel.

Mediat raportojnë se janë shtuar dyshimet që e reja kishte rënë viktimë e një krimi dhe shkruajnë: “Për të sqaruar rastin, Policia Kantonale e Basel-Stadt (BS) dhe Prokuroria Publike në Zvicër po hetojnë rastin si vdekje e dyshimtë“.

Kjo nuk është e vërtetë. E reja u gjet e pajetë nga Policia e Basel-Landschaft. Prokuroria Publike e Bazelit konfirmoi se kjo po hetohej si një vdekje e jashtëzakonshme, por hetimi penal nuk është duke u zhvilluar, shkruan „20 Minuten“. Kjo do të thotë se aktualisht nuk ka asnjë provë të ndikimit të palës tjetër.
Siç mësohet nga një i afërm, familja e të ndjerës nuk ka mundur ta kontaktojë për një kohë të gjatë.

këtë javë e ndjera është varrosur në Kosovë, transmeton portali Shtegu. Lajmi për vdekjen e saj “të papritur” u përhap nga familjarët e saj në rrjetet sociale, të cilat gjithashtu morën vëmendje dhe vazhduan shpërndarjen. “Ajo na la në moshë të re dhe na lë me trishtim të thellë. Do ta përkujtojmë gjithmonë me mall dhe dashuri!” – thuhet në postimin e një të afërmi.

Është e paqartë se si dolën nga kjo njoftimet e mediave që sugjerojnë se gruaja mund të ishte viktimë e një krimi.