Kosovari priti tre vjet lejeqëndrimin në Zvicër, gjobitet zyra e migracionit

52 Lexime

Rregulla më të rrepta për të huajt me lejeqëndrimi C do të thotë shumë punë shtesë për zyrat e migracionit. Për shkak se nuk respektohet inspektimi, tani do të shtohet stafi

Puna po grumbullohet në zyrën e migracionit të Kantonit Solothurn. Çdo vit, zyrtarët duhet të kontrollojnë lejeqëndrimet e përkohshme dhe të përhershme 20 000 të huajve. Ata duhet të kontrollojnë se si janë të integruar njerëzit. A flasin mjaftueshëm gjermanisht? A marrin ndihmë sociale? A kanë ndonjë borxh?

Që nga shtrëngimi i Ligjit për të huajt dhe integrimin në vitin 2019, kontrollet e rregullta të integrimit janë bërë të detyrueshme edhe për të huajt që jetojnë prej kohësh në Zvicër, shkruan „Blick“, transmeton portali Shtegu. Në rrethana të caktuara, nëse nuk plotësohen të gjitha kriteret, lejeqëndrimi i përhershëm tyre mund të reduktohet në lejeqëndrim të përkohshëm.

Kjo do të thotë shumë punë për zyrat e migracionit. Qindra dosje janë në pritje në kantone, autoritetet po shtojnë stafin për të përballuar malin e punës shtesë, siç raporton Radio SRF. Në vitin 2021, Zyra e Migracionit në Solothurn u gjobit nga gjykata administrative kantonale për vonesë ligjore, sepse një kosovar priti tre vjet që t’i kontrollohej lejeqëndrimi.

Gjashtë punonjës të rinj po punësohen tani në Solothurn, me një ngarkesë totale prej 250 përqind. Ato duhet të ndihmojnë në përpunimin e 400 dosjeve në pritje sa më shpejt që të jetë e mundur. Tre vende pune të tjera janë krijuar në Aargau, dy në Bernë dhe Lucern kërkon 150 përqindje shtesë pune.

Është një pjesë e vogël e rasteve që përgatisin shumë punë. Shumica dërrmuese e kontrolleve kaluan pa asnjë problem dhe mund të përfundojnë brenda pak ditësh, thotë kreu i zyrës së migracionit në Solothurn për Radio SRF.