Trajneri i Kosovës Bernard Challandes do ta angazhojë yllin shqiptar të St. Gallenit, Betim Fazlijin (21) për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare. Ai ka pranuar ta bëjë këtë
Në faqen e Instagramit të Federatës Kosovare të Futbollit, trajneri kombëtar Bernard Challandes ka njoftuar formacionin për ndeshjet e ardhshme në muajin nëntor. Këtu përfshihet edhe Betim Fazliji nga FC St. Gallen.
Në më pak se një muaj, futbollisti 21-vjeçar kosovar e mori një ftesë nga ekipin kombëtar zviceran U21. Por, ëpr shkak të problemeve muskulore ai mungoi në tubimin e ekipit. Tani Betimi ka vendosur të luaj për Kosovën.
Betimi lulëzoi lulëzoi në një lojtar të rregullt nën udhëheqjen e trajnerit Espen Peter Zeidler vitin e kaluar. Atij i konvenonte fakti se Betimi mund të luante në pozita të ndryshme. Që nga ky sezon ai ka qenë një pjesë integrale e mbrojtjes qendrore të FCSG, me Leonidas Stergiou, informon Shtegu.com.
Kur sezonin e kaluar, Betimi ngadalë marshoi drejt ekipit të parë nga Zvicra Lindore, skuadra e St. Gallen nuk humbi asnjë ndeshje derisa ai luante. Kjo seri zgjat për 21 ndeshje të pabesueshme derisa u ndërpre ndaj Thunit në korrik 2020. Nga gazeta „Blick“ ai pastaj e mori nofkën «Betim Fati».
Tani e tutje, ai do t’i sjellë fat Bernard Challandes dhe Kosovës në nivelin ndërkombëtar. Më 11 nëntor kundër Shqipërisë (ndeshje provë), më 15 në Slloveni dhe më 18 me Moldavinë (të dyja për Ligën e Kombeve).

