Këshilltari federal zviceran, Alain Berset përgëzon Gjon Muharremajn
Në një postim në profilin e tij në Facebook, ministri zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset e ka uruar këngëtrain shqiptar Gjon Muharremajn për paraqitjen e tij fantastike në Eurovision, pasi zuri vendin e tretë. Ai ka shkruar: „Bravo për Gjon Tears dhe faleminderit që përfaqësoi kaq mirë Zvicrën në Eurovision, me zërin e tij unik. Momentet e ndara nga miliona shikues kujtojnë fuqinë e muzikës për t’u bashkuar, përtej kufijve dhe gjuhëve“.
Përndryshe, Gjon Muharremaj është i lindur më 29 qershor 1998 në Broc, Fribourg. Karrierën e tij ia ka borxh gjyshit të tij. Gjon Mujarremaj i atëhershëm nëntëvjeçar, e emocionoi atë – me një interpretim të këngës „Can’t Help Falling in Love“ nga Elvis Presley (1935-1977).
Deri atëherë, ai as nuk e kishte kuptuar se me çfarë zëri ishte bekuar, deklaroi Gjoni në një emsion televiziv, transmeton Shtegu.com. Ai kishte luajtur piano më parë dhe pasioni i tij i madh ishte zbuluar prej kohësh, por që nga ajo pikë e tutje ai u përqëndrua me vetëdije në zërin e tij.
Në vitin 2011 gjyshi i tij e regjistroi atë për shfaqjen e hedhjes në skenë „Albania’s Got Talent“, ku djaloshi vogël zuri vendin e tretë. Atë vit ai gjithashtu e zbuloi ESC-në. „Ishte e pabesueshme për mua, dritat dhe fishekzjarret më bënë të ëndërroj“. Pasuan fazat e mëtejshme të karrierës së tij televizive: Një vit më vonë ai arriti në gjysmëfinale në „talentet më të mëdhenj zviceranë“, të cilën gjithashtu e arriti në vitin 2019 në versionin francez të „The Voice“.
Fillimisht, Gjoni, bir i një çifti shqiptar, ka dashur të marr pjesë në raundin paraprak shqiptar të ESC. Meqenëse atje nuk kishte më hapësirë, ai paraqiti për Zvicrën baladën e fuqishme emocionale „Répondez-moi“. Në vend se në skenën e madhe të drejtpërdrejtë, banori i Friburgut interpretoi këngën në një shfaqje zëvendësuese të ESC në vitin 2020 dhe tërhoqi lotët e publikut.
Gjoni është një mësues i shkollës fillore. Në konservator ai studioi të kënduarit klasik dhe mësoi të këndonte si muzikën zvicerane jodel, si dhe atë indiane dhe kineze. Këngëtari me grupin e tij zakonisht performon si „Gjon?s Tears & The Weeping Willows“.