Katërmbëdhjetëvjeçari nga Maqedonia ia thyen tre gishta austriakes për një iPhone

66 Lexime

Gjysmë viti më vonë, viktima ende është duke vuajtur nga pasojat e përdorimit të dhunës : Më 22 janar, një vajzë 19-vjeçare u grabit dhe u plagos rëndë në një rrugë të hapur në Linz. Autori i dyshuar, një verimaqedonas 14-vjeçar, i cili tani është zbuluar dhe gjendet në paraburgim për krime të tjera.

„I riu nuk është një fletë e pashkruar për ne – ai është akuzuar për krime të ndryshme të ngjashme dhe ka qenë në paraburgim në burgun e Linzit që nga fillimi i marsit“, tha Ulrike Breiteneder, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik të Linzit, informon Shtegu.com. Ndër të tjera, 14-vjeçari verimaqedonas akuzohet për grabitje, falsifikim të dokumenteve, përpjekje për detyrim dhe shkaktim me dashje të lëndimeve të rënda trupore. Data e gjykimit ndaj tij ende nuk është caktuar.

Nxënësit kriminel i ngarkohet edhe një vepër tjetër. Ai dyshohet se kishte grabitur një 19-vjeçare në 22 janar 2020, rreth orës 20:45 në rrugën „Grillparzerstrasse“ të Linzit.
Vajza e re austriake e kishte ofruar në shpallje një iPhone XR me vlerë 600 euro, në platformën e shitjeve ëillhaben.at dhe ishte pajtuar me blerësin e supozuar për takim në rrugë. Kur vajza e re ia tregoi verimaqedonasit telefonin e saj celular, ai ia rrëmbeu atë duke përdorur forcë masive. Viktima pësoi fraktura të rënda në tre gishta, pasoja nga të cilat ajo vuan edhe sot e kësaj dite. Kundërvajtësi fillimisht i panjohur, tani është zbuluar.