Kamioni teatër francez që argëtoi fëmijët shqiptarë
Edhe pse është pagëzuar „I tmerrshëm“, ky automjet francez ka kaluar shumë e shumë kufinj pa kurrfarë problemi. Aktualisht, ai ka kaluar në kamionin e historisë të kompanisë franceze“Lardenois et Cie“ , duke kaluar nga një shtet në tjetrin, në Ballkan dhe në Europën Jugore.
Ky kamion, i cili njëherit shërben edhe si teatër i lëvizshëm, është ambasadori më i mirë i gjuhës frënge nëpër botë. Fillimisht në Shqipëri, më pas në Maqedoni, në Kosovë, në Serbi dhe në fund, në Rumani, kamioni bëri ndalesa nëpër të gjithë këto vende duke interpretuar shfaqje për fëmijët e vegjël, me protagonisten komike franceze, Nadine Demange, e cila rrëfen për „një ujk i cili terrorizon të gjithë, bile edhe familjen e saj, i cili më pas nga fëmijët identifikohet i fshehur nën duart e këmbët e tyre të ndyta“.
Lidhur me vizitën e kamionit teatër, nga Shkupi është paraqitur pjesëmarrësja e këtij evenimenti, Nora Tifeki e cila enkas për „Shtegu.com“, spjegoi më hollësisht rreth vizitës franceze:
Kamioni u mirëprit fillimisht nga Ambasada e Francës e më pas nga Instituti francez i Shkupit dhe Aleanca franceze e Tetovës. Ekipi francez ishte jashtzakonisht i kënaqur nga numri i të interesuarve. Historia mbi ujkun i dedikohej publikut fëmijeror. Mirëpo, në kamion nuk hezituan të futen edhe profesoreshat e gjuhës frënge me pretekst se i shoqëronin fëmijët për t`i zbuluar aventurat e tmerrshme të ujkut (ndërsa unë isha njëra prej tyre).
Fëmijët dolën shumë të kënaqur edhe pse shumica e tyre nuk ishin frankofonë.
Si falënderim për pjesëmarrje, fituam nga një kukull të vogël prej Kolumbie, një shtet në të cilin edhe atje kishte udhëtuar kamioni për t`i argëtuar fëmijët.
Brenda kamionit kishte sallë teatrale me zbukurim të natyres dhe marioneta në formë të ujqve, efektet e dritës dhe zëri i bilbilave shoqëronte artisten Nadine.
Ndërsa përballë skenës ishin ulëset për fëmijë, shumë interesant: një mini teatër në kamion, magjepëse.
Itinerari i kamionit teatër u krijua nga Qendra për zhvillimin e kulturës franceze, në kuadër të vetëdijësimit dhe promovimit të gjuhës franceze. Nga tirana e deri në Shkup, brenda tre javësh dhe me 34 interpretime, kamioni është kthyer në vendin e tij, në Ardèche të Francës, më 24 shtator. Me 14 m2 e tij, kamioni tetatër do të përgatitet për një aventurë të re, kësaj radhe me tregimin “Ariu që kishte një shpatë”, shkruan „ledauphine.com“.