Jeta e shtrenjtë e pulave në Gjermani

Date:

10:48:59           2016-09-22

 

 

 

 

Duket sikur një mahi e këndshme e një prillit, por është e vërtetë. Një bujk në rrethinën Minden-Lübbecke në Gjermani, pulës së vet Polly ka filluar t`i veshë jelek sigurie.

 

 

 

Pula është shumë e pavarur dhe gjithnjë e gatshme për shëtitje, duke „shetitur“ rregullisht nëpër rrugën kryesore. Deri më tani gjithçka ka shkuar mirë, por ekziston rreziku i goditjes nga ndonjë veturë dhe ajo mund të ngordhë.

 

 

gj

 

 

 

Për këtë arsye, bujkut gjerman Clemens Kessmann i ka shkrepur një ide e shkëlqyeshme: Një jelek sigurie për pulën e vet.

 

 

 
„Polly rregullisht e kapërcen gardhin dhe shetitet nëpër rrugën kryesore. Nuk dua ta humbi aq lehtë“, ka deklaruar bujku për mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“. Më në fund, përmes internetit, ai e gjeti zgjidhjen e problemit.

 

 

 

Një sipërmarrës nga Anglia ka filluar të prodhojë jelekë të vegjël sigurie, të cilët u përshtaten për mrekulli pulave. Një palë jelekë kushtojnë 59, 99 euro. Më shtrenjtë jeleku se sa pula, ec e bjeri në fije.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...