Ja ku nxjerret bileta e fundit për mërgimtarët në Zvicër e më gjerë (+ 18)
Vdekja nuk është e njëjtë për të gjithë: Katër sipërmarrës të varrimit nga rrethe të ndryshëm kulturorë, rrëfejnë për përditshmëritë e tyre. Ndonjëherë, nga një minutë në tjetrën mund të ndryshojë gjithçka: Babai, partnerja apo edhe fëmija vdes. Përkundër ndjenjave emocionale, nuk duhet anashkaluar edhe organizimin e varrimit. Enver Fazliji është sipërmarrës dhe në këto raste dhimbjeje përkrahë familjarët.
Po që se telefoni cingërron tek Enver Fazliji (30), zakonisht fillon një garë me kohën: Shqiptari nga Kosova është njëri nga dy sipërmarrësit për varrim të myslimanëve në Zvicër. Ai i cili thërret te Enveri, me siguri ka ndonjë rast vdekje në familje dhe brenda 48 orëve dëshiron ta varros kufomën.
„Pas vdekjes, shpirti është në afërsi të kufomës. Vetëm po që se kufoma varroset, atëherë shpirti gjen qetësinë“, rrëfen kosovari me profesion asistent i dokumentimit, për presionin e kohës, të imponuar nga familjarët gjatë ndonjë rasti të vdekjes.
Përse krijohet ky stres?! Udhëtimi i fundit për shumicën e myslimanëve bëhet nëpër vendlindjet e tyre. Kjo do të thotë se, Enver Fazliji për klientët e tij duhet të organizojë brenda pak orëve një fluturim duke i kryer të gjitha formalitetet – certifikata e vdekjes, leja e hyrjes së kufomës dhe vërtetim i mjekut ligjor, se për kufomën bëhet fjalë për personin e deklaruar dhe nuk ka të fshehur asgjë kontrabanduese në arkivol.
„Ekzistojnë vetëm disa varreza në Zvicër, të cilat duan dhe mund t`ua garantojnë myslimanëve kthimin e varrit në drejtim të Mekkës dhe paqen e përjetshme të të vdekurve“, rrëfen për riathdesimin e të vdekurve Enver Fazliji, për javoren „Migros Magazin“, transmeton „Shtegu.com“. Edhe lidhja e ngushtë me vendlindjen luan një rol të madh: „Tre të katërtat e arkivoleve, të cilat nisen nga Cyrihu, shkojnë për në Ballkan. Janë këta migrantë të gjeneratës së parë, të cilët pas shpëthimit të luftës kishin ardhur në Zvicër dhe të cilët gjithnjë kanë ëndërruar të kthehen nëpër vendlindjet e veta. Vetëm për shkak të fëmijëve dhe nipërve, ata qëndrojnë këtu, ndërsa shumica e tyre më pas kthehen nëpër arkivole“.
Para nëntë vitesh, Enver Fazlijit i kishte vdekur gjyshja, ndërsa familja e tij u gjend para një sfide që asaj t`i mundësojë një lamtumirë të denjë të fundit. Ishte ky momenti vendimtar i themelimit të sipërmarrjes së varrimit „Ahireti“ që në arabisht do të thotë „bota e amshueshme“.
Një element i rëndësishëm i një varrimi mysliman është larja e kufomës, zakonisht nga anëtarët e ngushtë të familjes. Për të ushtruar këtë ritual në afërsi të aeroportit, Enver Fazliji ka lidhur një marrëveshje me Komunën ëallisellen ZH, ku i është lejuar një hapësirë për përgatitjen e kufomës: „I falënderoj shumë Komunës, pasi nuk ishte shumë e thjeshtë të gjesh një hapësirë të tillë“.
Transportet jashtë vendit janë të lejuar vetëm me një arkivol, të mbështjellur me një lëndë zinku, sa për të shmangur erën e pakëndshme apo rrjedhjen e lëngjeve të kufomave. Zakonisht, Fazliji punë e tij e kryen pa kurrfarë problemesh: Aty-këtu ai gjithashtu takon njerëz të cilët dëshirojnë t`i vënë barriera në rrugë. Sikur që i kishte ndodhur rasti me një shtetas maqedonas me origjinë ortodokse greke, në Tiçino, me ç`rast ai kishte përjetuar probleme të ndryshme për të marrë kufomën. Për shërbimet e tij, Enver Fazliji zakonisht ka një llogari prej tre mijë frangash zvicerane, ku përfshihet edhe bileta e fluturimit për të vdekurin.