Ja çfarë fshihet prapa gëzimit të trishtueshëm të sulmuesit shqiptar, Liridon Balaj

398 Lexime

Liridon Balaj kontribuoi me një gol për fitoren 4:2 të FC Aarau kundër Xamax, që ishte edhe goli i parë i kosovarit në këtë sezon. Në momentin e gëzimit, 21-vjeçari megjithatë u ndje edhe i pikëlluar

Goli i parë i sezonit – një arsye për gëzim të shfrenuar për çdo futbollist. Gjithashtu për Liridon Balajn, anësori i FC Aarau, i cili të premten në mbrëmje shënon për rezultatin 3:1 në ndeshjen si mysafir kundër Xamax. Në muajin tetor Balaj u thirr për herë të parë për ekipin kombëtar të Kosovës U21, por u lëndua pak para debutimit dhe më pas humbi pesë ndeshje të FC Aarau. Kështu që gëzimi është i madh kur Balaj më në fund shënon në Neuchâtel falë golit të tij të parë në sezon.

Por në momentin e gëzimit, te Balaj janë ndjerë edhe ndjenjat e pikëllimit. Arsyeja është shkruar me stilolaps të zezë në bark, të cilën Balaj e ekspozoi kur festoi një gol dhe më pas, me gishta të mbyllur, drejton të dy gishtat tregues drejt qiellit: „RIP NAIM – I ëill miss you“. Pusho në paqe Naim – Do të më mungosh.

Naim Krasniqi ishte kushëriri i Balajt, por e llogariste si vëlla. Në një fotografi të vitit 2012, Naimi mban në krahë Liridonin 13-vjeçar, krenar për talentin e madh të familjes në futboll. Të dy kishin një lidhje të ngushtë. Ndërsa babai i Balaj ishte kundër anëtarësimit të djalit të tij në një klub futbolli, Naimi e mbështeti kushëririn e tij të vogël që nga fillimi në rrugën drejt qëllimit të tij – një kontratë profesionale në Europën Perëndimore, informon Shtegu.com.

Në verën e vitit 2019, ëndrra do të bëhet realitet me nënshkrimin për FC Aarau. Edhe me një distancë prej gati 2 000 kilometrash, Liridoni dhe Naimi qëndrojnë në kontakt pothuajse çdo ditë. Kur Balaj thuajse i vetëm rrënoi Lausanne-Sport me tre gola korrikun e kaluar (rezultati përfundimtar 5: 4), Naimi e shikoi me krenari në televizor.

Gjithashtu në 15 nëntor, Balaj kontaktoi të afërmit e tij në Kosovë, shkruan „Aargauer Zeitung“. Një bisedë e vogël gjatë karantinës, në të cilën Balaj është aktualisht për shkak të disa rasteve të koronavirusit në ekipin Aarau. Por pastaj tronditja: Balaj mëson se kushëriri i tij Naimi sapo ka ndërruar jetë. Nga qielli i kthjellët, ndoshta nga dështimi i zemrës.

I bllokuar në banesën e tij, Balaj nuk mund të udhëtojë në Kosovë për varrimin për të mbajtur zi për të afërmit e tij. Gjë që i bën ditët pas vdekjes së kushëririt të tij të dashur pothuajse të padurueshme për të. Mënyra e vetme e Balaj për të nderuar Naimin: të shënojë golin e tij të parë në sezon sa më shpejt të jetë e mundur dhe t` ia përkushtojë kushëririt të tij. Kjo ndodhi të premten e kaluar në Neuchâtel.