Italia dëshiron të hap kufirin, Zvicra teston një vaksinë te minjtë
Koronavirusi ende po e mban botën pezull. Më 19 qershor, Këshilli Federal planifikon të ndryshojë nga „situata e jashtëzakonshme“ në „situatë speciale“ sipas Ligjit epidemik
Që nga 30 maji, ngjarjet spontane deri në maksimum 30 persona përsëri lejohen. Ngjarjet e mëdha me më shumë se 300 vizitorë mbeten të ndaluara.
Sipas faqes së internetit corona-data.ch, mbi 30,000 persona në Zvicër janë të infektuar me virusin. Deri më tani kanë vdekur mbi 1900 persona.
Italia vendosi të heq kufizimet e hyrjes në kufijtë e brendshëm të Shengenit për vendet fqinje të saj, më 3 qershor 2020. Kjo përfshin edhe Zvicrën. Sidoqoftë, Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) këto kufizime i llogarit si të hershme , siç shkruante SEM në një deklaratë, transmeton Shtegu.com. Shtetasit zviceranë dhe Lihtenshtajni, si dhe personat me lejeqëndrim zviceran që udhëtojnë për në Itali nga 3 qershori, mund të kthehen më pas në Zvicër. Këshilli Federal synon të koordinojë hapjen e kufirit me vendet e tjera fqinje të Italisë në konsultim me kantonet kufitare në fjalë.
Gjatë javëve të ardhshme, te minjtë do të testohet një vaksinë kundër koronavirusit në Gjenevë. Nëse rezultatet janë pozitive, testet klinike mund të pasojnë shpejt, siç njoftoi të martën Spitali Universitar në Gjenevë (HUG).
Vaksina funksionon në bazë të kapsulimit të qelizave, një teknikë që tashmë është në testet klinike të fazës II në HUG, në bashkëpunim me Shoqatën e Gjenevës për Bioteknologji Maxivax në fushën e imunoterapisë së kancerit. Bëhet fjalë për gjenerimin e një reagimi imun qelizor.