all

Intervista e regjisorit shqiptar Fisnik Maxville për gazetën zvicerane

27 Lexime

Regjisori shqiptar nga Zvicra romande, Fisnik Maxville, ka rrënjë kosovare dhe një prejardhje familjare të ngjashme me Granit Xhakën. Ai sjell mirëkuptim për veprimet politike të futbollistit. Por në bisedë me gazetarin zviceran Peter B. Birner edhe ai kritikon

Fisniku në Zvicër ka ardhur nga Kosova si fëmijë trevjeçar, duke i bartur me vete plagët e luftës së Ballkanit. Kjo ishte edhe arsyeja përse Fisniku u angazhua në skenën filmike. Ndër pamjet më të rënda për të ishin shtëpitë e rrënuara, në mesin e të cilave edhe shtëpia në të cilën ai kishte lindur, e që kur prindërit e tij u kthyen në Kosovë, ajo ishte rrënuar tërësisht. Familja e tij e ndërtoi sërish shtëpinë, por gjurmët kanë ngelur në brendësinë e shpirtit. Bëhet fjalë për ripërtëritje në piskikë dhe në shoqëri. „Plagët i ndjej sidomos kur shikoj në ardhmërinë. Kosova është një vend i komplikuar me probleme, me korrupsion, me varfëri. Plagët ngelin pasi njerëzit e kanë të vështirë që ardhmërinë ta shikojnë në sy“, thotë Fisniku.

Babai i Fisnikut punonte në shtypshkronjë dhe ishte i përndjekur nga regjimi socialist pasi aty shtypeshin pamflete e manifeste kundër regjimit të atëhershëm. Në këtë mynrë ai u dëbua nga puna dhe u izolua nga shoqëria.

Për Granit Xhakën dhe futbollistët e tjerë shqiptarë, Fisniku pohon se janë duke shkruar një kapitul në histroinë e futbollit zviceran, ndërsa ai në skenën filmike. „Ne rrëfejmë një hostroi, historinë tonë, ate të Kosovës. Dhe në një vend që është vendi ynë i ri“.

Në filmin e tij „The Land Within“ bëhet fjalë për prejardhjen, për Ballkanin, më pas Zvicrën, duke u bazuar në mijëra ngjarje të vërteta. Ka inserte në film të cilat kanë të bëjnë edhe me familjen e Fisnikut, por edhe me persona të cilët viteve të fundit ai i ka takuar në Kosovë. „Plagët i takoj përmes shkrimit, me krijimin e një filmi. Përpiqem që të zhvilloj kreativitet, diçka që ta mbaj vetëm për vetveten. Në fil, ka sekrete familjar, e cila bën presion në trauma të oasluftës“, thorë Fisniku.

Në filmin e tij ai përpiqet t`i kanalizojë gjerat, prej të cilave do të bënte diçka. Përmes shkrimit, artit, sportit. Granit Xhaka po i kanalizon gjerat përmes futbollit, për t`ia treguar botës. Në filmin e tij temë janë edhe nderi i familjes dhe gjakmarrja, të cilat aktualisht duhet të tejkalohen.

Fisniku në një intervistë për „Neue Zurcher Zeitung“ flet edhe për ndeshjet midis Serbisë dhe Zvicrës në vitin 2018 dhe 2022, e cila dhuroi emocione të menjëhershme, përcjell portali Shtegu. Fisniku ka mirëkuptim për veprimet politike të futbollistëve shqiptarë, por në një mënyrë edhe i kritikon. Më tej ai flet për momentet e KB 2018 në Rusi kur shumica e tifozëve bartnin fanella me mbishkrime për r`u dënuar kriminelët e luftës, duke e krahasuar veprimin e Xhakës si më subtil.

Në vitin 2018, Fisniku e realizoi filmin „Zvicra“. Ai u kërcënua që nga Fisnik Maxhuni e kishte ndryshuar emrin në Fisnik Maxville. „Kërkoja njerëz të cilët do të ishin të gatshëm të flasin për diasporën. Filmi nuk u pranua gjithkund mirë, pasi rrëfeja për gjera të mira, por edhe për problemet. Disa dëshironin që të tregoja anën e sukseseve të tyre. Përndryshe, SVP do ta shfrytëzonte filmin në aspektin politik“. Me ndryshimin e emrit, Fisniku gjeti një mbrojtje nga kërcënimet.