GZIM RAMA NJË SHEMBULL I INTEGRIMIT TË SHKËLQYESHËM NË MOUDON TË ZVICRËS
Mediat zvicerane kanë shkruar artikuj të shumtë për një djalosh shqiptar që me ambiciet e tij, ka arritur të bëhet kryetar i kuvendit komunal i një komune zvicerane në Kantonin Vaud. Bëhet fjalë për Gzim Ramën me origjinë shqiptare, gjegjësisht nga fshati Svircë i Komunës së Medvegjës. Gzimi është gjithnjë i buzëqeshur, i relaksuar dhe qëndron i qetë në sallën e këshillit bashkiak në Komunën Moudon. Ai pret gazetarë të shumtë të cilët janë të mahnitur me këmbëngulësinë e tij për të arritur diçka më tepër në jetë. Hapësiara e tij i ngjan pak shtëpisë së tij të dytë pasi që nga 1 korriku 2023 ai ka kryesuar seancat legjislative të qytetit. Anëtar i Partisë Socialiste nga viti 2018 dhe kryetar i seksionit Moudon nga viti 2020 deri në 2023, ai është pjesë e numrit të vogël të të zgjedhurve zyrtarë me origjinë shqiptare në Zvicrën frëngjishtfolëse. Tashmë gjashtë vite ai ka shtetësi të dyfishtë, kosovare dhe zvicerane
Për Gzim Ramën, „të bësh politikë, të kesh mundësinë e votës dhe të jetosh në demokraci është një mundësi reale. Ky investim është një mënyrë që unë t’i jem mirënjohës Zvicrës“. Po për zgjedhjen e PS? “Është një parti që përfaqëson vlerat e shtresës së mesme, ndihmën e ndërsjellë dhe lirinë e mendimit dhe që nuk heziton të nxjerrë në pah njerëzit me origjinë të huaj”.
Gzimi në Zvicër arriti në vitin 1998 në moshën dhjetëvjeçare me prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij. “Për shkak të konflikteve mes shqiptarëve dhe serbëve në provincën ku jetojmë, ne u desh të largoheshim nga Serbia“, Gzimi e përsëritë këtë dhimbjë shpirtëorre që ia ndryshoi jetën.
„Aty gjithmonë ishim të diskriminuar, ishim shumë të kontrolluar. Prindërit e mi kishin frikë se mos përhapej lufta në Kosovë dhe për këtë arsye vendosën të largohen për në Zvicër“. Një mundësi që u shfaq falë punës së babait të tij te një vreshtar në rajonin Lavaux (VD) ku ata jetuan deri në vitin 2002 përpara se të transferoheshin në Chesalles-sur-Moudon dhe më pas në Moudon.
“Unë dhe familja ime tani kemi pasaporta kosovare sepse shqiptarët nuk kanë të drejta në Serbi. Një situatë komplekse dhe tensione që ringjallin kujtime ende të dhimbshme për Gzim Ramën. “Për të shmangur çdo konfuzion, në vitin 2016 mbiemrin tim nga Ramoviq e ndryshova në Rama, sepse tingëllonte serb edhe pse jam shqiptar”.
Kur mbërriti në Zvicër, ishte paksa tronditëse. „Më bëri shumë përshtypje kur pashë të gjitha këndet e lojërave por edhe pishinat. Rrobat e banjës së parë i bleva kur isha dhjetë vjeç. Në Serbi laheshim me të brendshme në lumenj, nuk kishim leksione noti apo palestër në shkollë. Ne adoptuam një mënyrë jetese krejtësisht të ndryshme kur mbërritëm në Zvicër.
I integruar mirë, Gzim Rama mori një diplomë CFC si menaxher shitjesh në vitin 2017 në një kompani të Moudonit ku punoi për 15 vjet. Ai gjithashtu mësoi gjermanisht në kantonin Aargau për një vit dhe sot është përfaqësues i kompanisë „Commerce de fer fribourgeois SA“. Duke i zotëruar tri gjuhë, trajner i vogël futbolli i FC Etoile-Broye EI për një vit, ekspert për praktikantët me pakicë, tridhjetëvjeçari mund të përshkruhet si një model integrimi.
Pavarësisht kësaj, Gzim Rama përpiqet të mbajë këmbët në tokë. „Unë nuk i vlerësoj njerëzit mendjemëdhenj, përpiqem të qëndroj i thjeshtë. Disa shqiptarëve u pëlqen të tregojnë suksesin e tyre pasi kanë jetuar për një kohë të gjatë nën një regjim shtypës. Nuk e ndjej këtë nevojë“. Një thjeshtësi e prezantuar mirë gjatë seancave të Këshillit Bashkiak të zhvilluara me dinamikë, me një nuancë humori. Me nostalgji ai flet për përfundimin e afërt të këtij mandati.
Por. Gzimi nuk e ka ndërment të ndalojë me kaq, ai nuk i zbulon aspiratat e tij, por afiniteti tij për të ndihmuar shoqërië në rrethinë, të lë të mendosh se ai do të ecë përpara në të mirë të shoqërisë që e rrethon, duke mos harruar vendlindjen në asnjë moment.