Gjenden të vdekur pranë brigjeve të një lumi në Zvicër një grua (44) dhe një burrë (53)
Pasditen e së dielës, dy trupa u zbuluan në brigjet e lumit Tiçino pranë Bellinzonës. Viktimat janë një grua 44-vjeçare dhe një 53-vjeçar nga rajoni. Nuk ka asnjë gjurmë të ndrhyrjes nga një palë tjetër.
Të dielën rreth orës 13:00, dy kufoma u zbuluan në brigjet e lumit Tiçino pranë Bellinzonës. Sipas Policisë së Kantonit Tiçino, viktimat janë një grua 44-vjeçare dhe një burrë 53-vjeçar. Të dy janë shtetas zviceranë dhe banojnë në rajonin e Bellinzonës.
Në një njoftim për shtyp, policia tha se aktualisht nuk ka indikacione të ndërhyrjes së ndonjë pale tjetër, informon Shtegu.com. Sipas hetimeve të kryera deri më tani, dyshohet në një vrasje me vetëvrasje pasuese. Policia nuk dha ndonjë informacion të mëtejshëm.
Në vendngjarje, oficerët e policisë së kantonit ndërhynë me mbështetjen e Policisë së Qytetit të Bellinzonës dhe ekipin shpëtues të Kryqit të Gjelbër të Bellinzonës, të cilët kanë mundur ta përcaktojnë vetëm vdekjen e dy personave. Hetimi koordinohet nga prokurori i përgjithshëm Arturo Garzoni.