Gjashtë persona nga Kosova ishin pjesëmarrës të një grindjeje, mbrëmjen e së martës në një kantier ndërtimi në Hartkirchen (rrethi i Eferding). Ata u gjuajtën me gurë dhe fshesa me njëri-tjetrën, ndërsa në këtë zënkë ishte përdorur edhe një thikë. Tre persona pësuan goditje dhe prerje të ndryshme, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com.
Policia austriake ndërhyri me disa patrulla për të ndarë pjesëmarrësit. Incidenti ndodhi menjëherë pas orës 17.30 pasdite, në rrugën “Pfarrgasse” në Komunën Hartkirchen me rreth 4000 banorë. Katër persona është dashur të pranohen në Klinikën Wels. Tre u arrestuan, përfshirë sulmuesin, një burrë 46-vjeçar nga rrethi Eferding. Ka të ngjarë që motivi i grindjes të jetë disa probleme të mëhershme familjare.
Sipas informative fillestare, një 46-vjeçar po kalonte përreth kantierit me veturën e tij, ku homologu i tij 47-vjeçar ishte i zënë me asfaltim. Zëdhënësi i policisë Michael Babl, të mërkurën në mëngjes për ORF Oberösterreich deklaroi: „46-vjeçari u përpoq ta godiste me veturë personin në fjalë. I sulmuari më pas e goditi veturën me një fshesë, pas së cilës 46-vjeçari doli jashtë, nxori një thikë dhe e sulmoi punëtorin. Kolegët që donin ta ndihmonin punëtorin, gjithashtu u plagosën me thikë ”.
Më pas, sulmuesi mori mbështetje nga xhaxhai i tij, i cili erdhi në kantier pak kohë më vonë me djalin e tij, tha Babl. Kur punëtorët e vunë re, ata e sulmuan veturën me fshesa.



