Futbollisti shqiptar nga Zvicra Albian Ajeti i lënduar për 324 ditë
Që prej transferimit të tij prej 12 milionë eurosh në West Ham, Albian Ajeti (27) ka shkuar drejt greminës. Pse ndodhi kështu dhe kush i jep forcë në kohë të vështira
Ata të dy kanë lindur në shkurt 1997, dy sulmues shumë të talentuar, të dy nga Bazeli. Ata luajtën së bashku për juniorët e FCB për disa vite – dhe i shkatërruan kundërshtarët e tyre në pjesë të veçanta. Albian Ajeti (27) dhe Breel Embolo (27). Të dy ishin këshilluar nga vëllai i Xherdan Shaqirit, Erdini për vite me radhë, dhe të dy u shpërngulën herët jashtë vendit për shuma të pabesueshme parash. Embolo te Schalke për 26 milionë, Ajeti te West Hami për 12.5 milionë.
Gjashtë vjet më parë kishte shumë për të sugjeruar se ata të dy do të formonin stuhinë e ardhshme të Kombëtares Zvicerane. Por ndërsa Embolo tani ka 67 ndeshje ndërkombëtare në fanellën e tij dhe luajti një rol kyç në Kampionatin Europian, Albiani nuk arriti të përmbushë pritshmëritë.
Gjashtë vjet pas transferimit të tij në Premier League, sulmuesi shqiptar është ulur në një divan në Seefeld të Austrisë, duke reflektuar për karrierën e tij të deritanishme. A ishte një gabim kalimi në West Ham? “Jo”, thotë Ajeti. “Unë do ta bëja sërish ndryshimin. Gjërat nuk kanë shkuar aq mirë në Celtic, Sturm Graz dhe Gaziantep në dy vitet e gjysmë të fundit me të gjitha dëmtimet. Por nuk më pëlqen të shikoj prapa, preferoj të shikoj përpara”.
I lënduar për 324 ditë
Albiani ishte i lënduar gjithsej 324 ditë, luftoi me dëmtimet e muskujve dhe nuk u bë kurrë sulmuesi që ishte dikur, shkruan gaezta „Blick“. Kur FCB solli djalin e tyre plangprishës në dimër, ata vendosën një pikëpyetje mbi nivelin e fitnesit të 27-vjeçarit në një njoftim jashtëzakonisht të hapur në media.
Ndoshta për të parandaluar që pritjet të jenë shumë të larta. Në kupën ndaj Luganos, Albiani është në formacionin titullar për shkak se konkurrenti Thierno Barry është përjashtuar nga ekipi për arsye disiplinore. Ai grisi menjëherë një fibër muskulore.
“U ndjeva mirë, doja të luaja. Në retrospektivë mund të thuash se ndeshja e kupës kundër Luganos erdhi shumë herët”, thotë Albiani. I pyetur pse është lënduar kaq shpesh vitet e fundit, sulmuesi përgjigjet: “Kam provuar shumë gjëra, kam ndryshuar dietën, i kam kushtuar vëmendje vlerave të gjakut dhe kam kontrolluar dhëmbët. Unë vërtetë bëra gjithçka që munda për të qëndruar në formë, madje ndërrova dyshekun sepse mendova se mund të ishte problemi”. Në fund Albiani me të qeshur shton se e vetmja gjë që mungonte ishte “e ndërroj edhe gruan”.
Albiani e njeh që nga fëmijëria, nga pushimet së bashku në Kosovë. Suedezja dhe sulmuesi i FCB tani janë fejuar dhe kanë një djalë gjashtëmuajsh, Alteon. “Fëmija ynë ka ndryshuar shumë. Papritur nuk jam më personi më i rëndësishëm në jetën time. Është një ndjenjë e bukur dhe një përgjegjësi po aq e bukur”, thotë Albiani.
Ndarja nga Shaqiri
Nuk është i vetmi ndryshim i madh në mjedisin e tij, transmeton portali Shtegu. Në verë Albiani dhe Erdin Shaqiri ndahen. Vëllai i Xherdanit fitoi marrëveshjen me West Ham dhe kalimin te Celtic Glasgow, transferimi në FCB u bë nga një agjenci që këshillon, ndër të tjera, 35 milionësh Federico Chiesa. “Kam qenë në agjencinë e Erdinit për gati dhjetë vjet. Tashmë jemi ndarë. Ishte thjesht koha për diçka të re dhe ne ishim në gjendje të ndaheshim në kushte të mira”.
Embolo nga ana tjetër do të vazhdojë të këshillohet nga Shaqiri. Dhe ai shënoi golin e hapjes në çerekfinale të Kampionatit Europian kundër Anglisë. “Ne nuk shihemi më aq shpesh, por unë kam ende kontakte me të dhe të tjerët. Do të ishte mirë të luaja sërish me të”, thotë Albiani.
27-vjeçari tha se i dhemb që nuk do të jetë në Europian, por nuk dëshiron të bëjë zhurma të mëdha tani. Është e rëndësishme që ai të rikthehet në shpejtësi në FCB. „Periudha e hirit ka mbaruar“.