FSHF e FFK ktheni sytë nga Karadaku

108 Lexime

17:40:12                    2018-07-23

 

 

 
Në kohën kur FSHF dhe FFK kanë marr botën nën këmbë për të gjetur talent të rinj, në anën tjetër të kufirit të saj ka një rajon që quhet Karadak dhe një shkollë futbolli “Fortuna 2009” nga Hasanbegu i Shkupit, për çdo ditë në profilin e saj zyrtar publikon lajme për daljen në skenë të talentëve të saj. Së fundmi këta publikuan lajmin se aloja i tyre i majtë Xhezair Avduli (2004), ka marrë ftesë për të qenë pjesë e Maqedonia U14. E si mos të merte ftesë kur sezonin e shkuar në 24 ndeshje shënoi 64 gola. Duke luajtur për (U15) në 15 ndeshje ka shënuar 11 gola. Nga Fortuna 2009, me kërkesë të stafit teknik të Maqedonia U15, futbollisti i tyre Behar Fetahu (2003), nga U15 u transferua tek përfaqësuesja më e vjetër e këtij vendi. Fetahu llogaritet si një nga talentët më të mëdhenj evropian të krahut të djathtë. Skautët e skuadrave të ndryshme në Maqedoni, thonë se ka lindur Modriçi i ri. Xhemil Jahii (2003) për dy vjet ishte pjesë e UEFA & FFM Academy, ndërsa në këtë merkato verore qendërsulmuesi i tyre Sali Aliji (për të cilin shkruajtëm ditë më parë) u transferua në futbollin gjerman. Në këtë verë edhe Mehmed Mehmedi (2003) për dy muaj ishte për prova në Gjermani, por për shkak të moshës dhe problemeve me dokumentet nuk siguroi qëndrim në Evropë. Talenti i fundit që del nga kjo skuadër është Amir Nuhiju (2005) i cili prej të mërkurës, si një nga 20 talentët më të mëdhenj të vendit fqinj, për dy vite do jetë pjesë e UEFA & FFM Academy. Kjo dëshmon se FSHF dhe FFK-ja, nuk kanë nevojë të bredhin nëpër stadiumet e kontinentit për të kërkuar talente, pasi këtu i kemi para sysh dhe nuk duhet lejuar të humben se një ditë do bëhet vonë sikurse me talentin Enis Bardhi. FSHF e FFK zgjohuni nga gjumi se ndoshta edhe këta fëmijë kanë dëshirë të veshin fanellën e kombëtares.