Friburgu i mbyll restorantet dhe institucionet kulturore

Date:

Një kthesë e re e rrjedhës është paralajëmruar të martën nga Këshilli shtetëror i Friburgut në Zvicër, përballë përshpejtimit të pandemisë Covid-19. Shumica e institucioneve publike do të mbyllen nga e mërkura në mbrëmje, deri më 30 nëntor.

Këshilli shtetëror i Friburgut vendos të aplikojë një kthesë tjetër përballë valës së dytë të Covid-19. Nga e mërkura në orën 23:00, dhe deri më 30 nëntor, ai do të mbyll restorante, bare, teatro, kinema, muze, qendra rekreative, palestra dhe pishina, informon Shtegu.com.

Për të shënuar rëndësinë e situatës, të martën qeveria mbajti një konferencë të re për shtyp në Granges-Paccot (FR), për të njoftuar gjendjen e jashtëzakonshme të situatës. Masat e miratuara paraqiten si „thelbësore për t’u përpjekur të ngadalësohet përparimi i pandemisë“.

Pas Jurës, Gjenevës dhe Neuchâtelit, Friburgu është kantoni i katërt që mbyll institucionet publike dhe infrastrukturat e tjera. Valisi e trasoi rrugën dy javë më parë me kufizime kohore për restorantet, në të njëjtën kohë me mbylljen e vendeve kulturore në veçanti.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...