Fototeka e pazbuluar shqiptare, cak i hulumtimeve gjermane

401 Lexime

Maria Wiesner, Shkodër
Në veri të Shqipërisë është i fshehur një thesar: një gjysmë milioni fotografi mbi kulturën, modën dhe historinë e vendit. Incizimet, nga një botë tashmë kohë të gjatë të humbura, janë të fshehura mirë. Ai që kërkon edhe shpëblehet, shkruan në një artikull të paradokohshëm e përditshmja gjermane me renome botërore „Frankfurter Allgemeine Zeitung“.
Ndoshta Pjetër Marubi asnjëherë në jetë nuk do ta kishte imagjinuar se një muze i tërë do t`i kushtohet atij. Por, edhe nëse po, ai kurrë nuk do ta imagjinonte se sa mirë mund të fshihet një muze. Do të duhet të shkonim patjetër në qytetin verior të vendit, në Shkodër, na kishin thënë artistët nga kryeqyteti, Tirana. Rreth gjysmë milioni foto negativa dremisin në arkivin e museut: Kultura, moda, arkitektura dhe ngjarje historike nga historia e Shqipërisë tashmë njëqind vite e më parë. Një thesar i vërtetë kulturor!
Por, si qëndron puna me thesarin: Ai duhet të zbulohet. Na thanë se gjendet në qendër të qytetit të Shkodrës. Kur arritëm në qytet, ishte drekë, me një vapë të madhe. Qendra ishte e vogël: Një rrethrrotullim komunikacioni, nga ana e djathtë një kube e xhamisë, nga ana e majtë një kishë ortodokse. Shenja e parë udhërrëfyese për Marubin na dërgoi në një kolexh i cili mbante emrin e tij. Në „Google Maps“ e gjetëm një shenjë „muzeu“, por ai ishte vetëm një ruinë e djegur. I pyetëm disa kalimtarë të cilët ishin në gjendje gatishmërie për të na ndihmuar, por secili na tregonte drejtimin e gabuar. Më në fund, kamarieri i një restoranti na udhëzoi në drejtimin e duhur dhe ne u gjendëm para shenjës „Fototeka Kombëtare Marubi“. Ministria e Kulturës shqiptare e kishte sjellë atë, me siguri me mendje që thesarin ta mbajë për vete.
Muzeu ishte i vendosur në katin e parë të një ndërtese ngjyrë gri me fasadë të shkatërruar. Nëpër mure dhjetëra fotografi bardhezi, në korniza të errëta. U mahnitëm nga bukuria e incizimeve: Portrete të bujqve shqiptarë nga malet, me pistoleta dhe qeleshe; gratë katolike me pantallona të gjera, fytyrat e të cilave zhdukeshin në shamitë mahnitëse; gratë myslimane me xhaketa të ngushta të stolisura me ari; peisazhe nga Malësia e Shkodrës; fotografi nga ardhja e Princit gjerman Wilhelm zu Wied, i cili në vitin 1914, si mbret i Shqipërisë e udhëhoqi vendin për pak muaj. Incizimet tregonin një jetë të humbur në mes të Lindjes dhe Perëndimit, një jetë borxheze në rritje e sipër, një jetë bujqësore, luftën e Lëvizjes kombëtare shqiptare dhe më pas, modën e Parisit e cila kishte arritur në skajet më të largëta të Ballkanit.
Pjetër Marubi ishte lindur në mes të viteve 1830 dhe 1834 në Piacenza të Italisë. Ai ishte piktor, skulptor dhe përkrahës i Lëvizjes për bashkimin e Italisë nën udhëheqjen e Giuseppe Garibaldit. Pas një beteje të humbur në vitin 1849, kundër trupave franceze e habsburgiane, kur Garibaldi u arratis për në Amerikë, vendin e lëshoi edhe Marubi. Ai u vendos në qytetin e Vlorës, e më pas u zhvendos në Shkodër. Në atë kohë, qyteti ishte një qendër kulturore. Marubi e filloi jetën aty duke u martuar me një grua me emrin Marieta, e cila gjithashtu vinte nga Italia dhe ishte njëzet vite më e moshuar.

Në vegzën e mëposhtme mund të shihni disa fotografi të ralla të kulturës shqiptare:

http://www.faz.net/aktuell/stil/mode-design/bilder-einer-vergessenen-zeit-balkan-beads-13630014/aufnahme-einer-frau-in-13630029.html