Fotoja e Federerit me shqiptaren nga Maqedonia e Veriut që po bën xhiro në rrjetet sociale
Tenisti më i mirë në botë ndoshta i të gjitha kohëve, zvicerani Roxher Federer, ka një total prej 310 javësh, përfshirë numrin rekord prej 237 javësh pa ndërprerë, që e udhëhoqi renditjen botërore për kohë më të gjatë. Ai ishte gjithashtu lojtari më i vjetër deri më tani në krye të saj. në vitet 2004 deri 2007 dhe 2009, ai gjithashtu përfundoi si numri një në botë. Së bashku me Nadalin ai e ndan rekordin për më shumë tituj individual në Grand Slam për burra (20) dhe deri më tani ka fituar 103 tituj individual dhe tetë tituj dyshe.
Federer është i vetmi lojtar që ka fituar tre tituj Grand Slam, tre herë në një sezon (2004, 2006 dhe 2007). Ai është një nga tetë lojtarët që kanë fituar të katër turnetë Grand Slam të paktën një herë në karrierën e tyre. Me tetë tituj individualë, ai është fituesi rekord i kampionateve të ëimbledonit. Australian Open ai e fitoi gjashtë herë, US Open pesë herë dhe Open French një herë. Ai është gjithashtu mbajtës rekord me gjashtë fitore në finalet e ATP. Përveç kësaj, ai fitoi 28 turne Masters dhe është fituesi rekord i serisë ATP Tour 500 me 24 tituj.
Federer është votuar Sportist Botëror i Vitit pesë herë (nga 2005 në 2008 dhe 2018) dhe kështu më shumë se çdo sportist tjetër.
Edhe gjatë ditëve të tij të lojës, ekspertët e tenisit shpesh e vlerësojnë Federer si lojtarin më të mirë në historinë e këtij sporti.
Ky është pra Roxher Federer, i cili këtyre ditëve e shëtiti edhe qytetin e Lucernit në Zvicër. Kjo është konfirmuar nga disa dëgjues të Radio Pilatus, por edhe personalisht nga çifti shqiptar Ismaili nga Maqedonia e Veriut, enkas për Shtegu.com. Bile, Federeri kishte blerë pak gështenja për familjen e tij dhe nuk ka hezituar fare të bëjë një selfie me bashkëshorten e Gëzimit, Dashurije Ismaili.
Bashhkëshortët Ismaili për më tepër se tridhjetë vite furnizojnë qytetarët e Lucernit me gështenja të freskëta, mu në qendër të Lucernit.
Kohë më parë Gëzimi kishte deklaruar: «Është një profesion argëtues dhe shumë interesant, pasi mund të takohesh me shumë personalitete, siç janë mjekët e famshëm shqiptarë në Zvicër, Dr. med. Semun Abdili dhe PD Dr. med. Florim Cuculi, si dhe udhëheqësi i emisionit `Fol shqip`, moderatori Altin Marku, e shumë e shumë personalitete të tjerë të jetës shoqërore në Zvicër». Bile, ka edhe miq që nuk përtojnë të bëjnë ndonjë foto, ku në prapaskenë duket standi i familjes Ismaili. Dhe ja tani, standn e tyre e viziton edhe Grande Federer, një moment që do t`u mbette në kujtim për tërë jetën.