Foto lemeritëse të sallës sportive shqiptare në Shkup

184 Lexime

Se sa është duke investuar shteti maqedonas në pjesën e shqiptarëve në Shkup, dëshmojnë edhe këto foto rrëqethëse të sallës së sporteve „Partizan“ në Çair të Shkupit. Foto i ka publikuar trajneri i KB Shkupi, Naser Haruni, i cili në këto kushte jonjerëzore vazhdon t`i ushtrojë boksierët e rinj shqiptarë, informon Shtegu.com. Me këtë rast, ai ka shprehur mllefin e tij në Facebook, duke shkruar:

„Qendra sportive Partizan në Çair, me vite të tëra në gjendje të mjerueshme. Janë ndarë mjetet për renovimin e saj 600 mijë euro, por ende jemi në pritje të renovinit të saj.
Kryetari Shkupit, PETRE SHILEGOV e hedh topin te Qeveria duke thënë se ata janë fajtorët që nuk ka filluar renovimi i sallës. Ajde zv kryeministër ARTAN GRUBI, tregohu tash, bëhet fjalë për rininë tonë, për shëndetin e tyre, shumë mirë e dini se nga kjo sallë kanë dalë shumë kampionë në të gjitha sportet, si te vajzat ashtu dhe te meshkujt. Besoni, durimit po i vjen fundi“, është prononcuar Naser Haruni, trajneri i KB Shkupi.