“Flaka” afrikane në Zvicër: Meteorologët paralajmërojnë për nxehtësi ekstreme
Përderisa gjatë javës temperaturat në Zvicër pritet të rriten deri në 30 gradë, te fqinji i saj jugor do të jetë dukshëm më nxehtë: në disa raste meteorologët presin deri në 42 gradë
Italia po përballet me një valë të nxehti që pritet të bëjë që temperaturat në jug të vendit të arrijnë mbi 40 gradë. Me zonën e presionit të lartë të Minos që vjen nga Afrika, temperaturat do të rriten ndjeshëm nga e hëna dhe 30 gradë mund të arrijë të martën edhe në Zvicër.
Përderisa moti në këtë vend me siguri do të ftohet sërish nga mesi i javës, Italia po përgatitet për vapën: të enjten dhe të premten priten vlerat maksimale prej 39 deri në 40 gradë në qendër dhe jug të vendit, për shembull në Romë, Napoli dhe Firence, shkruan “La Repubblica”.
Do të jetë edhe më ngrohtë në Sardenjë dhe Sicili, ku „flaka“ afrikane mund të shkaktojë që termometrat të rriten deri në 42 gradë gjatë javës. Veriu i Italisë ka të ngjarë të zbresë relativisht lehtë, transmeton portali Shtegu. Në Piemonte dhe Lombardi, meteorologët presin temperatura rreth 29 deri në 31 gradë Celsius, ndërsa në Luginën Po parashikohen nga 34 deri në 35 gradë Celsius.
Me siguri se gjatë kësaj kohe do të jetë njësoj ngrohtë edhe në Zvicër. Temperaturat do të mbeten të ngrohta dhe me diell për momentin, por gjatë fundjavës efekti i zonës së presionit të lartë do të ulet.