Fidel Kastro i ka mbetur borxh 300 franga, Zvicra në kërkim të tij

75 Lexime

Kantoni i Valisit në Zvicër është në kërkim të një Fidel Kastros nga Kuba. Personi i ka mbetur borxh Zvicrës rreth 300 franga

Kushdo që javën e kaluar e ka shfletuar gazetën zyrtare të Kantonit të Valisit, ka mbetur pa fjalë: Fidel Kastro, ka qenë e shkruar bardhë e zi, i cili Zvicrës i ka mbetur pak borxh! Siç shihet nga raporti nga shërbimi i zbatimit të masave dhe dënimit, kubanezi ballafaqohet me zbatim të detyrueshëm për shkak të një gjobe të papaguar.

Ky lajm u përhap shumë shpejt nëpër rrjetet sociale, në Tëitter dhe Facebook – dhe ka shkaktuan buzëqeshje. „ëalliser Bote“ gjithashtu raporton për komunikatën e pazakonshme të autoriteteve, transmeton Shtegu.com. A mund të mos ketë vdekur lideri revolucionar kubanez dhe po fshihet në Zvicrën Perëndimore? Apo ndonjëri nga djemtë e tij është vendosur në Zvicër?

Një vështrim nga afër i raportit tregon shpejt se nuk mund të bëhet fjalë për të. Fidel Orlando Kastro Balado, quhet emri i plotë i personit, është 32-vjeçar dhe prandaj mund të jetë më së shumti, nipi i Kastros. Megjithatë, edhe këtu nuk ka të bëjë me këtë rast. Ai në Valis vjen nga një familje në të cilën prindi është Maksimo Lider. Ky është edhe emri i babait të Fidel KastroS, siç shihet nga komunikata e autoriteteve.

Se çfarë ka bërë ën Valis Fidel Kastro, mbetet e paqartë. Bëhet fjalë për një gjobë gjykate, një shumë e vogël parash që ka të ngjarë të jetë nga ndonjë delikt i vogël. Njoftimi u botua në fletoren zyrtare sepse vendndodhja e Kastros nuk dihet.

Është shumë mundur që të dy kubanezët të mos paraqiten më asnjëherë në Zvicër, as Kastroja në fjalë e as ai „i vërteti“.