FC Bayerni me super talentin Arijon Ibrahimoviq nga Kosova
Arijon Ibrahimoviq ka një mbiemër të njohur, duke imituar Zlatanin dhe CR7. Kosovari nga Gjermania, te FC Bayern dëshiron t`i arrijë majat më të larta
Eksitimi ishte i dukshëm për Arijon Ibrahimoviqin kur ai u zhvendos në shtëpinë e tij të re, në korrik të vitit 2018. „Mendoj se vërtet këtu është bukur“, kishte thënë në atë kohë dymbëdhjetëvjeçari në kamerën e stacionit personal televiziv të klubit. Nga atëherë e tutje, ai ka banuar dhe jetuar në kampusin e të rinjve të FC Bayern, i cili u hap në vitin 2017 dhe të punonte për ëndrrën e tij: Të bëhej profesionist, mundësisht me rekorderët kampionë gjermanë, njofton Shtegu.com.
Sot, dy vite më vonë, emnaku i Zlatanit, i cili nuk ka ndodnjë lidhje farefisnore me superyllin e AC Milan – është një nga talentët më shpresëdhënës në akademinë e Bavarisë. Edhe pse ai pak më parë sapo i kishte mbushur vetëm 14 vite, ai kaloi në U17 në fillim të këtij viti. Edhe më shumë: Derisa sezoni në Bundesliga B-junior duhej të anulohej për shkak të pandemisë së koronavirusit, ai ishte një forcë e rregullt në mesin e kolegëve kryesisht dy vite më të moshuar, duke i luajtur të katër ndeshjet në vitin 2020 nga fillimi. Kur u realizua fitorja 3-0 kundër VfB Stuttgart në shkurt, talenti me rrënjë në Kosovë madje arriti golin e tij të parë në U17.
Mesfushori kishte luajtur më parë për U15 të Bayernit, shkëlqeu atje dhe ishte kapiteni i ekipit. I lindur në dhjetor 2005, kur Zlatani ishte tashmë me famë botërore dhe po shënonte gola për Juventusin, Ibrahimoviq fillimisht u trajnua në SpVgg Greuther Fürth. Më vonë pasoi hapi drejt fqinjit më të madh, 1. FC Nürnberg.