Familja Qarri me një restorant që ndërlidhet me Bashkimin Europian

57 Lexime
Skenderi (majtas) dhe Majlinda Qarri (djathtas) me djalin Kevinin në Caffé Europa 
Foto: Julia Geppert

Vetëm disa hapa nga St. Ulrich dhe Afra, në Augsburg të Gjermanisë mund të pihet kafe e shijshme. Aty gjendet „“Caffe Europa“. Nën rrezet e diellit, pronari Skender Qarri i mirëpret mysafirët e tij në hapësirën e rrugës „Maxstrasse“. „Për mysafrët posaëërisht të kërkuara janë ushqimet e brumrave dhe Aperol Spritz, të cilat janë tipike të Italisë. Prandaj, kafeneja ka shumë klientë të rregullt. Të gjitha ushqimet janë me një kualitet të lartë, prandaj kafeneja ka mysafirë të rregullt, por edhe të atillë që e vizitojnë për ndonjë kafe gjatë pauzës, ndërsa personalitete të njohura e kanë vlerësuar kafen e tij si ndër më të shijshmet në rrethinë. Këtu shërbehet gjithashtu edhe espressoja e fortë e shoqëruar me një gotë ujë, në mënyrë tradicionale italiane. E gjitha kjo, megjithëse Skenderi dhe familja e tij fare nuk vijnë nga Italia.

Skenderi në Gjermani ka ardhur nga Shqipëria para 32 viteve. Megjithatë, ai dhe familja e tij tani e menaxhojnë një lokal italian. Fillimisht, për një kohë të gjatë Skenderi punoi në birrarinë më të njohur gjermane Schëarzbrau. Pasi bashkëshortja e tij Majlinda e mësoi dhe gatuante specialitete italiane, ai u largua nga birraria, në mënyrë që ta përkrahë bashkëshorten e tij me orar të plotë, rrëfen Skenderi për gazetën gjermane „Augsburger Allgemeine“. Të gjitha specialitetet ajo i përgatitë personalisht. „E kemi një kuzhinë të vogël, por që na mjafton t`i përgatitim të gjitha“, vazhdon më tej bashkëshorti i saj. Përpos kësaj, Shqipëria dhe Italia jugore kanë shumë gjera të përbashkëta – kulturore e gastronomike. Për migrantët gjatë kërkimit të punës, pikat e kontaktit shpeshë janë restorantet italiane. Shpeshëherë ndodhë që gjatë një kohe, bashkëpunëtorët e ndërmarrin gastronominë, shton më tej Skenderi. Nuk është raritet një restorant italian i menaxhuar në mënyrën shqiptare. Kjo nuk vlen vetëm për Gjermaninë. Në SHBA psh thuhet: „Nëse dëshiron të ushqehesh mirë me gatime italiane, mund të shkosh te shqiptarët“.

Familja Qarri e menaxhon kafenenë që nga viti 2020, por rrënjët i ka që nga vitet e nëntëdhjeta, transmeton portali Shtegu. Paraprakisht, një familje tjetër e kishte shndërruar kafenenë në një pikëtakim të europianëve në Augsburg. Edhe sot e kësaj dite kafenenë e vizitojnë ndërkombëtarë të shumtë. Në këtë mënyrë, kafeneja „Caffe Europa“, një lokal italian e menaxhuar nga një familje shqiptare, e reflekton moton e Bashkimit Europian „Të bashkuar në diversitet“.