Eksplodimi në Zvicër shkaktoi dy të vdekur dhe 11 të lënduar

44 Lexime

Të enjten, në Nussbaumen të Zvicrës është shkaktuar një eksplodim i madh. Me këtë rast, jetën e kanë humbur një zviceran dhe një italian. Policia supozon një aksident

Tronditje në Nussbaumen AG: Pas një shpërthimi të dhunshëm, re të errëta tymi ngrihen nga një ndërtesë dhe flakët mund të shihen. Njerëzit ikin duke kollitur për shkak të zhurmës së fortë. Dy persona humbën jetën nga shpërthimi dhe 11 të tjerë u plagosën.

Tashmë dihet identiteti i viktimave: nga shpërthimi humbën jetën një 24-vjeçar zviceran dhe një italian 43-vjeçar.

Kur ndodhi aksidenti, Lorenz Füglister, menaxher i operacioneve të departamentit të zjarrit Obersiggenthal, ishte një nga të parët në vend. Ai tha për “Aargauer Zeitung”: “Nuk kam përjetuar kurrë një operacion në një shkallë të tillë”.

Ai ka mbi tridhjetë vjet që shërben në zjarrfikëset, transmeton portali Shtegu. Mbi 200 zjarrfikës u përfshinë në operacionin në Nussbaumen AG. Kaosi mbretëroi për një orë para se të dinim se ku ishin njerëzit e prekur.

Policia kishte njoftuar paraprakisht në mëngjes se puna për shuarjen e zjarrit kishte përfunduar me sukses. Nuk u gjetën persona të tjerë të vdekur apo të plagosur. Në garazh pati “kaos të madh dhe dëmtime të mëdha në pronë dhe automjete të parkuara”.

Hetuesit e policisë kantonale janë duke zbardhur rrethanat që kanë çuar në ngjarjen. Aktualisht nuk bëhet fjalë për krim. Sipas policisë, hetuesit aktualisht dyshojnë se shpërthimi është shkaktuar nga një aksident gjatë trajtimit të “fishekzjarreve të fuqishme”. Se si ka ndodhur ngjarja është ende nën hetim.
Në vendin e ngjarjes mbërritën disa automjete shpëtimi dhe të paktën tre helikopterë. Rruga hyrëse ishte e bllokuar.