Eksperti juridik shqiptar në Zvicër, Lirim Begzati bëhet anëtar i UINL

59 Lexime
Një foto të shkrepur nga një pjesëmarrje në një kongres vjetor të noterisë ndërkombëtare në Ho Chi Minh të Vietnamit

 

Një lajm i mirë na vjen nga Zvicra, ku juristi i njohur shqiptar Lirim Begzati ka krijuar një reputacion të lartë në këshillimin juridik. Krahas angazhimeve të tija profesionale në këtë shtet, eksperti juridik shiptar në Zvicër, Lirim Begzati, është i përkushtuar edhe ndaj fushës së noterisë. Kështu që, si noter i diplomuar, ai është anëtar dhe pjesëmarrës aktiv në organizimet dhe aktivitetet e ndryshme të noterisë ndërkombëtare me seli në Romë. Për këtë procedurë, është e nevojshme të plotësohen disa kushte të tjera, gjë të cilën Z. Begzati e ka arritur me shumë punë të zellshme.

Në një foto të shkrepur nga një pjesëmarrje në një kongres vjetor të noterisë ndërkombëtare në Ho Chi Minh të Vietnamit, Z. Lirim Begzati ka paraqitur përvojën e tij të madhe si noter. Është një nder dhe kënaqësi që një noter shqiptar të jetë pjesë e UINL (Unioni ndërkombëtar i noterisë latine)