Efekt spektakolar i ilaçit Opaganib kundër Covid-19, përdoret për herë të parë në Zvicër
Mjekja zvicerane Andrea Ludwig, ka përdorur për herë të parë në Zvicër ilaçin Opaganib kundër Covid-19 në Lucern (Opaganib është një ilaç që vepron si një frenues i enzimës sfingozine kinase 2.
Aktualisht është duke u zhvilluar si një trajtim i mundshëm për lloje të ndryshme të kancerit). Sipas „Luzerner Zeitung“, ajo trajtoi disa pacientë me të si një shtesë e terapisë konvencionale. „Rezultati me opaganib si një terapi shtesë është spektakolar“, ka pohuar Ludwig për gazetën, transmeton Shtegu.com.
Në dy pacientë të trajtuar me sukses, pas vetëm tre ditësh testi i koronavirusit ishte negativ. Koronavirusët zakonisht janë të zbulueshëm deri në tre muaj pas shërimit.
Opaganib është në fakt një ilaç i kancerit që ka efekte antivirale dhe anti-inflamatore. Merret oralisht si pilulë. Ilaçi është krijuar për të parandaluar replikimin e virusit. Në Zvicër ende nuk është miratuar zyrtarisht. Nën emërtimin „compassionate use“, megjithatë, barnat e pa aprovuar mund të përdoren në raste veçanërisht serioze të sëmundjes, në të cilat barnat e aprovuara nuk funksionojnë në mënyrë të kënaqshme.
Spitali Kantonal i Lucernit është i kujdesshëm: „Në LUKS nuk përdorim asnjë substancë, efektiviteti i të cilave nuk është dokumentuar si duhet“, thotë Philipp Kaiser, kryemjek i Sëmundjeve Infektive dhe Higjienë të Spitalit. „Zakonisht është shumë e vështirë të nxirren përfundime në lidhje me efektivitetin e një ilaçi nga rrjedha e pacientëve individualë“.