Edhe modelja ukrainase ka humbur jetën në aksidentin e Ferrarit

60 Lexime

Të dielën, Isa Q. humbi jetën në një aksident me një Ferrari. DJ shqiptar nga Kantoni Vaud po udhëtonte me një modele ukrainase

Ferrari GT C4 është copëtuar në përplasje, ka copa mbeturinash kudo, flakët e larta dalin nga rrënojat: Të dielën ka ndodhur një aksident jashtëzakonisht i dhunshëm në autostradën drejt Milanos.

Në Ferrarin me targa zvicerane, Isa Q. (40) nga Villeneuve VD ishte ulur edhe modelja ukrainase Inna T., siç raportuan njëzëri disa media kosovare. Ukrainasja ndan shumë fotografi nga Zvicra frëngjishtfolëse në profilin e saj në Instagram. Nuk dihet asgjë për marrëdhënien e saj me Isa Q.

Ferrari po udhëtonte me 200 km/h

Të dy nuk kishin asnjë shans: Ata u bllokuan në rrënojat dhe vdiqën në vendin e aksidentit. Repartit të zjarrfikësve iu desh pak kohë para se të mund të nxirrnin dy trupat nga rrënojat.

Sipas mediave italiane, makina ka qenë së fundmi duke udhëtuar me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht hyrëse dhe është përplasur me parmakun në të majtë. Më në fund Ferrari me targa zvicerane ka shpërthyer në flakë, transmeton portali Shtegu. Çdo ndihmë erdhi shumë vonë për dy të ngujuarit.

Të shtunën në mbrëmje – vetëm pak orë para vdekjes së tij – DJ Isa Q. luajti në një klub në Kantonin e Valisit, më pas u nis për në Itali me Ferrari, i shoqëruar me ukrainasen.

Agim Q. (41) i konfirmon gazetës „Blick“ se i vdekuri ishte vëllai i tij dhe se Ferrari i përkiste atij. I tronditur, ai thotë: “Është e vështirë ta shprehësh me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që njoh”.