E TMERRSHME: Policia e New Yorkut godet turmën e njerëzve (VIDEO)

105 Lexime

Protestuesit po përdorin forcë të dhunshme kundër policisë amerikane. Në New York, një partrullë policore e humbi durimin dhe e ka goditur turmën e njerëzve

Në New York, shënjestër e protestuesve të zemëruar është policia. Të shtunën, mijëra njerëz dolën në rrugë përsëri, veçanërisht në rrethet e Brooklyn dhe Manhattan. Sipas njoftimeve të mediave amerikane, demonstruesit hodhën shishe dhe sende të tjera drejt policisë, ndërsa ata uakthyen me gaz, transmeton Shtegu.com.

Më shumë se 200 persona u arrestuan, tha shefi i policisë në New York, Dermot Shea, 60 vjeç. Nga të dyja palët ka pasur të lënduar. Sipas Shea, një person ka hedhur shishe dhe gjësende të tjera, në një makinë të policisë që kishte katër oficerë.

Një tjetër incident i rrezikshëm ndodhi kur demonstruesit bllokuan dy automjete policie dhe i bombarduan me objekte.

Një video tregon se si një automjet policor i drejtohet turmës dhe shtyp një pengesë kundër turmës. Nuk dihet nëse janë lënduar persona.

Kryetari i Bashkisë Demokratike Bill de Blasio (59) ka kritikuar ashpërsinë e policisë në qytetin e tij. Zyrtarët ishin „shumë të dhunshëm dhe të ashpër“ dhe gjithashtu përdorën gaz kundër demonstruesve paqësorë, tha de Blasio të shtunën. Politikani njoftoi një hetim për ngjarjet.
De Blasio dënoi gjithashtu dhunën që demonstruesit kishin shkaktuar natën e shtunë. Disa erdhën me qëllim të plagosjes së oficerëve të policisë, tha ai. «Ne absolutisht nuk mund ta pranojmë këtë“.

https://www.youtube.com/watch?v=2v0dc44El5U