Dr. Skender Munishi mahnitë „Sueddeutsche Zeitung“ me angazhimin e tij ndaj refugjatëve

334 Lexime

03:19:22            2016-02-29

 

 

 

Skender Munishi ndihmon refugjatët në përballimin e përjetimeve të tyre traumatike. Specialisti për psikiatri dhe psikoterapi erdhi në vitin 1992 si refugjat nga Kosova në Germering (të Gjermanisë). Lufta, zhvendosja, dhuna, përndjekja, shkatërrimi, dhunimi, tortura. Ngjarjet traumatike. Shumë nga refugjatët që largohen nga vendet e tyre dhe kërkojnë mbrojtje në Gjermani, e kane përjetuar ate(traumën). Fëmijët shohin vrasjen e prindërve të tyre. Prindërit përdhunimin e vajzave te tyre. Prindërve ju merren fëmijët e tyre. Mizori.

 
Për të përballuar traumën e rezultuar, në këto raste është urgjentisht e nevojshme ndihma psikiatrike dhe psikoterapeutike. „Rreth 70 për qind e pacientëve të mi kanë një çrregullim të stresit post-traumatik. Vetëm përjetimet gjatë ikjes mund të çojnë të një traumë“, thotë Skender Munishi, specialist për psikiatri dhe psikoterapi. „Pjesa e mbetur prej 30 për qind vuajnë nga depresioni, ankthi, apo skizofrenia“. Prej dy vitesh, ai kujdeset për refugjatët në Fürstenfeldbruck dhe Mynih. Pacientët e tij vijnë nga Siria, Libia, Eritrea, Afganistani, Somalia – pothuajse nga të gjitha vendet që do t`i përshkruanim si zona krize apo lufte. Për çdo tre muaj, tek ai vijnw 35 refugjatë nga Fuerstenfeldbruck-i dhe 170 nga Mynihi për trajtim – në ordinancën e tij, në Fliegerhorst(Fürstenfeldbruck) dhe Bayernkaserne(Qendra kryesore per pranimin e refugjateve ne Mynih). Por tek ai vijnë edhe refugjatët nga Regensburgi, Bayreuthi, Augsburgi ose Ingolstadti. Ata ishin vendosur fillimisht në rajonin e Mynihut, por janë shpërndarë më vonë në ato vende.

Nevoja për diagnostifikimin dhe kujdesin psikiatrik tek refugjatët është e lartë, veçanërisht tek të rinjte. Të miturit e pashoqëruar kanë nevojë për kujdes psikiatrik kompetent. Për shkak të moshës së re dhe mungesës së prindërve apo të besuarve të tyre vuajnë të miturit, posaçërisht nga përjetimet gjatë luftës dhe arratisë.
Si mund të ndodhë që një specialist të jetë i vetmi që gjithashtu të kujdeset shtesë edhe për 200 refugjatë për një tremujor? Kjo fillimisht spjegohet me faktin se shumë psikiatër dhe psikoterapeutë nuk pranojnë refugjatë. Nga njëra anë, sepse gjithsesi ekzistojnë lista të gjata të pritjes, e nga ana tjetër për shkak të pasigurive në trajtimin e refugjatëve. Organizimi dhe llogaritja e seancave, por edhe i përkthyesit te nevojshem përmes shërbimeve sociale, qeverisë lokale apo sigurimeve shëndetsore paraqesin vështirësi.

Përveç Munishit, në Mynih dhe rrethinë shërbime psikiatrike ose psikoterapeutike ofrojnë edhe dy organizata tjera: Refudocs dhe Refugio. Shoqata Refudocs ofron një deri në dy herë në javë shërbime psikiatrike për refugjatët, si për të rriturit edhe për adoleshentët. „Zëdhenesi i ketij institucioni dhe specialisti për fëmijë dhe adoleshent, Mathias Wendeborn pohon: “Nëse për momentin nuk ka psikiatër dhe mjeku i përgjithshëm e shehë veten në një pozitë që të ndihmojë apo ndërhyjë, ai do te veprojë përkohësisht“.

Atë që fëmijët po shohin në luftë këtyre ditëve si në Aleppo (Siri), nuk do të jenë në gjendje ta harrojnë gjatë gjithë jetës së tyre.

Qendra per këshillim dhe trajtim Refugio ofron ndihmë psikoterapike për refugjatët. Shumë prej psikologëve dhe psikoterapistëve që punojnë për Refugio, flasin përpos gjermanisht dhe anglisht edhe arabisht, italisht apo frëngjisht. Ashtu si shumë qendra të tjera psikosociale edhe Refugio lëviz në kufijtë e kapacitetit(mbingarkese). Bavaria ofroi ne fakt burime-mjete shtesë për refugjatë, posaçerisht për kujdes dhe strehim, por jo edhe per trajtim psikiatrik dhe psikoterapeutik.

„Një trajtim adekuat i refugjatëve te traumatizuar është vështirë i realizueshem“, pohon Munishi pwr tw pwrditshmen e renomuar gjermane „Sueddeutsche Zeitung“, njfton „Shtegu.com“ qw edhe personalisht ka një të kaluar si refugjat. Më 1992 shqiptari nga Kosova iku në Gjermani, ai ishte refugjati i parë i regjistruar në Germering. „Unë kam qenë atje shumë mirë i pranuar dhe i mbështetur,“ kujton ai. Megjithatë, ai i përshkruan fillimet e tij në Gjermani si të mundimshme. Si pasojë e nje çrregullimi disocius ai shtoi më shumë se 30 kg në peshë brenda një kohe të shkurtër.

Disocijimi është një gjende(posttraumatike) në të cilin perceptimet janë të ndara, edhe pse ato në fakt bashkeveprojnë. Ato zakonisht ndodhin në rrethana veçanërisht emocionale dhe traumatike. Emigrimi, çrrënjosja(humbja e vendlindjes), vështirësitë integruese profesionale dhe kulturore, mund të kontribuojnë në krijmin e këtij fenomeni.

Tek Munishi është shprehur në formën e tepruar te ushqyerit. „Mua me vinte turp që të flisja hapur se unë jam një refugjat“, tregon ai për këtë kohë. Nuk ishte e lehtë për të. Boshllëqet në memorje janë simptoma të disocijimit. Shumë njerëz të traumatizuar janë në një lloj ankthi. Ata e perceptojnë rrethin e tyre me shumë kufizime. Mendja, ndërgjegjësimi janë të përqendruara. Per kete aresye pra mund të supozojmë se refugjatët nuk mund të reflektojnë mbi atë se si ata ndikojnë tek vendasit- gjermanet“, parashikon Munishi në mënyrë të vendosur. Shumica nuk e shohin-perceptojnë (vetveten-sjelljen) sipas të gjithaë gjasave“ Ai vetë e kishte kuptuar me vonesë se ngrënia e tepruar kishte marrë përmasa të tilla të panatyrshme ku kishte fituar në një kohë të shkurtër peshë të madhe. Simptomet e shkëputjes-disocijimit janë nganjëherë shpesh jo të kuptueshme, nga ana tjetër, ato mund të shfaqen në mënyra të ndryshme.
„Refugjatët që tregojnë devijime, marrin ofertën, që të paraqiten tek unë“, thotë specialisti.

Dy pengesa kryesore e veshtiresojnë gjithmonë mjekimin. Së pari, autoritetet dhe nga ana tjetër, pacienti vetë. Nga njëra ane, vetë instuticionet paraqesin shpesh vështirësi, për tu mundësuar refugjatëve ndihmë psikiatrike. Nuk ka një rregull të gjerë institucionale nw gjithë Bavarinë. Së paku jo në praktikë. Në thelb, refugjatët në krahasim me të siguruarit ligjorë kane kufizime në të drejtën për kujdes mjekësor.
Skender Munishi erdhi në vitin 1992 si refugjat nga Kosova në Germering. Mjeku trajton refugjatët e traumatizuar në Fürstenfeldbruck dhe Mynih.
Të drejta për trajtim kanë vetëm në rastet akute të sëmundjes, disa autoritete janë më kufizuese se të tjerët. Qasja në kujdesin psikiatrik dhe posaçërisht ate psikoterapeutik mohohet kryesisht për shkak të problemeve të natyrës shpesh kronike. Kjo mund të jetë një kërcënim ekzistencial për pacientët.

Nëpërmjet praktikës këmbengulese, Munishi megjithatë ka arritur t`i akomodojë shumë pacientë në trajtim. „Unë bëhem i papëlqyeshme tek autoritetet,“ thotë ai duke e përshkruar qëndrimin e organeve të caktuara si maltretim. Megjithatë, situata është përmirësuar: „Në përgjithësi tani është në rregull, prap se prap vazhdon të ngelë njeri ose tjetri në rrugë.“

Edhe pse në shumë raste ka nevojë për veprim konkret, te një pjesë e refugjatëve ka rezerva. Kjo është e kushtezuar nga aspekti kulturor. Ata vijnë nga vendet ku do të thotë se je i „çmendur“ në qoftë se dikush jipet në trajtim psikiatrik. Familjet e mëdha si dhe të mbajturit (qëndruarit) bashkë ndikojnë që shumë të prekur ngelin larg trajtimit psikiatrik dhe psikoterapeutik.

Megjithatë, masat kompetente dhe në kohë të trajtimit të refugjatëve janë të nevojshme dhe të domosdoshme. Përndryshe, duhet të llogaritet me çrregullime rezistente në trajtim. Një kurim është pastaj pothuajse i pamundur. Edhe nga një perspektivë krejtësisht socio-ekonomike, kjo do të ishte një disavantazh. Refugjatët të cilët janë klasifikuar si „të paaftë për fluturime“ për shkak të një vetërrezikimi apo rrezikut për të tjerët, nuk duhet të deportohen. Munishi gjykon bindshëm si përmbledhje: „Tek nevoja per masat psikiatrike ose psikoterapeutike duhet të fillohet menjëherë me to. Nga kjo kanë përfitim të madh edhe pacientet si dhe shoqëria ..“
Por jo vetëm përjetimi i dhunës seksuale dhe fizike rezulton përhapjen shumëfish më të madhe të sëmundjeve mendore në mesin e refugjatëve se sa tek gjermanët. Jeta e re këtu, kushtet në strehimore, strehimi në hapësira të ngushta, qasja e kufizuar për të punuar dhe refuzimi që ata të mësojnë, janë një barrë shtesë për ta. Këtu Munishi dëshiron më shumë çiltërsi dhe iniciativën e gjermanëve. Ai preferon më shumë komunikim, më shumë pranim dhe më pak frikë. Munishi: „Sigurisht, sjellja e disa refugjatëve ndonjëherë është e gabuar.“

Ai vetë shpeshë perjeton se si refugjatët ndaj tij janë fyes, lëndues ose verbal agresiv. Ata shpeshherë nuk vijnë në termin ose janë jo të përpiktë. Terminet nuk i kanë të njohur shumë refugjatë nga vendet e tyre të origjinës. Përkthyesit detyrohen të kthehen në shtëpi. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë për të punuar me njerëz nga kultura krejtësisht të ndryshme“, por në fund të dyja palët fitojnë“, është i sigurt Munishi: „Unë vetë kam përfituar shumë nga puna me refugjatët.“ Ai e ka zgjeruar bindshëm horizontin dhe njohuritë e tij lidhur me traumën. Përveç kësaj ai mundi të fitojë përvojë të vlefshme dhe të përjetojë çdo ditë diçka tjetër.

Nga ana tjetër Munishi kërkon përgjegjësi nga refugjatët. Ai pret prej tyre një dozë mirënjohje dhe nxitë vullnetin për integrim dhe adaptim të tyre. „Askund tjetër nuk është perkujdesja më e mire se sa si këtu në Gjermani. Ndonjëherë nuk po e shoh mirënjohjen lidhur me këtë.“ Për t`i sensibilizuar refugjatët lidhur me kete, Munishi sheh në punën e tij si një porosi socio-edukative: „Unë gjithmonë them: mësojeni gjuhën, mos vjedhni, mos udhëtoni pa biletë“.

Munishi është i bindur se ai përsëri do të mirrte vendimin për të punuar me refugjatët, Pavarësisht vështirësive me institcionet. Përkundër mospërpikshmërisë së disa pacientëve. Përkundër pengesave. Për t´ju ndihmuar njerëzve dhe se ai eshte i sigurtë se shumë refugjatë e vlerësojnë së tepërmi punën e tij. Por personalisht ai ndihet i obliguar: „Unë nuk e di se çfarë do të ndodhte me mua, po mos te me ndihmohej pas emigrimit tim 1992“, përfundon Dr. Skender Munishi artikullin e shkruar në „Sueddeutsche Zeitung“, me titullin „Kur koka shndërrohet në fushëbetejë“.

 

 

 

http://praxis-dr-munishi.de/index.php?contentid=59&ref=suma