„Deutsche Welle“: Këta janë gazetarët skllavë nga Shqipëria

35 Lexime

06:59:20                  2017-02-02

 

 

 

 

 

Shumica e gazetarëve në Shqipëri, me muaj të tërë presin për pagën e tyre, ndonjëherë kjo pritje është e kotë. Presioni financiar nuk është arsyeja e vetme nga të cilat vuajnë mediet në këtë vend të vogël ballkanik.

 

 

 

Edhe në Shqipëri, gazetaria për shumicën është një profesion i ëndrrave, por ata paguajnë një çmim të lartë: „Për çdo vit, 90 për qind e gazetarëve në Shqipëri, rrogën e tyre e pranojnë me vonesë“, akuzon kryetari i Shoqatës së gazetarëve shqiptarë, Aleksander Çipa, në një bisedë me „Deutsche Welle“, përcjellë „Shtegu.com“. Shpeshëherë, rroga vjen pas tre muajsh, ndërsa kjo gjë përsëritet rregullisht në 75 për qind të mediumeve në Shqipëri. „Pronarët e mediumeve private, shpeshëherë nuk japin ndonjë arsye përse ndodhë një gjë e tillë“, spjegon Çipa.

 

 
Shumica e gazetarëve shqiptarë janë të detyruar të durojnë këto rrethana për shkak të frikës se do ta humbin vendin e punës. Protestat janë një përjashtim. Një rast i tillë ndodhi para disa javësh kur gazetarët, kameramanët dhe teknikët e ndërprenë punëë, për të bërë presion mbi pronarin e Televizionit A1. Ata kërkuan pranimin e pagave të vonuara. Në ndërkohë, televizioni u mbyllë nga autoritetet shqiptare, ndërsa një gjykatë do të vendosë në lidhje me pagën e gazetarëve.
Alida Tota, ish shefe redaktore e „A1 News“, edhe më tej është në pritje të parave të cilat asaj i takojnë. Një praktikë të tillë, ajo e vlerëson si formë të re të „skllavërimit“ nëpër shtëpitë mediatike shqiptare: „Jemi duke mbijetuar duke iu falënderuar familjeve tona. Rroga është shndërruar në mjet presioni. Vetëm dy apo tre grupe mediatike e paguajnë me kohë, ashtu siç parashihet në kontratën e punës. Të tjerët nuk i përmbahen kontratës“.

 

 

 

44

Alida Tota

 

 

Pronarët e mediumeve në Shqipëri, mund të ushtrojnë presion mbi bashkëpunëtorët, pa ndonjë konskuencë, informon Alida Tota. „Në fund të muajit, ky presion përsëritet. Do ta pranojmë pagën apo jo? Shefi kishte thënë se nuk ka të holla dhe gjithkush që do të kërkojë rrogë, do të largiohet nga puna“. Në intervisëtn për „DW“, shefi (pronari) i këtij mediumi nuk i ishte përgjigjur pyetjes së rrogave të gazetarëve, por e kishte ndërprerë bisedën, me arsyetim se kishte probleme urgjente private.