Bujku zviceran vrau babë e bir nga Maqedonia e Veriut, tani ka dal para gjykatës

135 Lexime

Gjyqi për vrasjen e dyfishtë të kryer nga një bujk 33-vjeçar zviceran, nisi të hënën përpara Gjykatës Penale të Rrethit Gruyere. Burri thuhet se në mars të vitit 2020 ka vrarë dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Prokurorët e kanë akuzuar për vrasje, prishje të qetësisë së të vdekurve dhe mashtrim. I akuzuari mësohet se ka marrë armët në një mosmarrëveshje për shitjen e dy traktorëve. Një maqedonas 47-vjeçar dhe djali i tij 23-vjeçar janë vrarë.

Ai i hodhi trupat në një gropë të mbushur me ujë. Gjatë marrjes në pyetje, ai deklaroi se kishte parë flluska që dilnin në sipërfaqe. Madje, autopsia ka rezultuar se babai i familjes në atë kohë ishte ende gjallë.

Për të fshehur të gjitha gjurmët e vrasjes së dyfishtë dhe për të marrë alibi, i akuzuari mësohet se i ka dërguar disa mesazhe të dashurës së tij dhe ka falsifikuar fatura me firmën e viktimës. Ai u arrestua të nesërmen dhe pranoi krimin pothuajse menjëherë.

E veja e 47-vjeçares maqedonase tha në gjykatë se këtë ditë e priste për tre vjet. “Çfarë kam bërë që djali im ta meritojë një vdekje të tillë?” pyeti ajo e përlotur. “Kur shoh targat e Friburgut, dridhem. Edhe sot e gjithë familja jonë jeton në frikë. Ky vrasës meriton burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje”.

Viktima më e re gjithashtu ka lënë pas një të ve dhe dy vajza të vogla, informon portali Shtegu. „Ato janë të vetëdijshëm se babai i tyre nuk do të kthehet më dhe është një tronditje për ta“, tha e veja e re në gjykatë.

Gjyqi filloi të hënën në një dhomë të madhe të projektuar posaçërisht në Granges-Paccot. Vendimi do të shpallet më 1 mars.