BSC Young Boys nga Berna për katër herë radhazi kampion helvetik në futboll

60 Lexime

Ekipi nga kryeqyteti zviceran Berna, YB është duke festuar titullin kampion shtetëror në futboll për herë të katërt radhazi falë një fitoreje 3-0 ndaj Luganos! Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte futbollisti Nsame që shënoi hat trick-un e tij.

Me fitoren ndaj Luganos një gjë është e sigurt: YB është përsëri kampion i Zvicrës! Jean-Pierre Nsame, për kampionin shënoi tre golat, informon Shtegu.com. Falë fitores së Bazelit ndaj Servette (5: 0), futbollisttët nga Berna tani kanë një epërsi prej 24 pikësh, shtatë xhiro para përfundimit dhe mund të festojnë titullin e tyre të 15-të kampionat.

Kush tjetër mund të kishte qenë, përpos Jean-Pierre Nsame i cili me golat e tij të kampionatit numër 16, 17 dhe 18, ia siguroi titullin kampion ekipit nga Berna.

Pjesë e këtij suksesi është edhe futbollisti shqiptar nga Kumanova, Taulant Seferi, i cili është i huazuar nga BSC Young Boys në KF Tirana.