Bllokimet e mëdha të trafikut gjatë rrugës për në Ballkan, shkaktojnë dëshpërim

85 Lexime

Stërgarkesa nëpër autostradat e Austrisë: Që nga orët e para të mëngjesit, ka pasur orë të pritjes në vendkalimet kufitare për në Slloveni

Sipas ÖAMTC, përpara tunelit Karaëanken (A11) në Kärnten, trafiku u ndalua në blloqe për shkak të tunelit njëkahësh dhe kontrollet kufitare sllovene përpara tunelit, informon Shtegu.com.

Rreth orës 9 të mëngjesit, bllokimi i trafikut arriti në një gjatësi prej rreth 15 kilometra, në nyjen Villach. Udhëtimi i ngadalshëm zgjati disa orë. Në vendkalimin fqinj Loiblpass, udhëtarët është dashur të presin rreth një orë për largimin e tyre.

Situata para vendkalimit kufitar Spielfeld (A9) në Steiermark nuk ishte shumë më e mirë. Këtu bllokimi i trafikut ishte i gjatë rreth dhjetë kilometra për shkak të kontrolleve, me vonesë të paktën prej rreth një orë e gjysmë.

Qytetarët austriakë dhe sllovenë mund ta devijojnë rrugën dhe të shmangin kolonën përmes vendkalimeve më të vogla kufitare, siç është ëurzenpass. Të gjithë të tjerët mund të përdorin vetëm vendkalimet kufitare të autostradës Karaëanken (A11), Loiblpass ose Spielfeld (A9) gjatë udhëtimit për në Slloveni, informon ÖAMTC.