BAG-u zviceran raporton 21 926 raste të reja të koronavirusit – 93 të vdekur

56 Lexime

Zyra Federale zvicerane e Shëndetit Publik (BAG) ofron informacion të përditshëm mbi zhvillimin e epidemisë së koronavirusit në Zvicër.

BAG raportoi për shifrat më të reja të koronavirusit në Zvicër gjatë fundjavës, informon Shtegu.com. Në 72 orët e fundit, në Zvicër dhe Lihtenshtajn u raportuan gjithsej 21 926 infeksione të reja me koronavirus. Sipas BAG, janë kryer 88 863 testime.

Shkalla e pozitivitetit është 24.7 për qind. 93 persona vdiqën nga koronavirusi. 497 persona u shtruan në spital.