Autobusi i famshëm i Kosovës edhe më tej temë debati në Austri

89 Lexime

Tre milicë ushtarakë austriakë i kanë fituar disa euro më shumë në kufirin austro-hungarez, të dyshuar se lejuan që udhëtarët të kalojnë pa test të koronavirusit dhe pa u lajmëruar. Ata u zbuluan kur i hoqën uniformat. Tani është duke u hetuar nëse ata e kanë lejuar të kalojë edhe autobusin kontrovers të Kosovës për në Austrinë e Epërme.

„Ne ia dorëzuam çështjen zyrës së prokurorit publik dhe zyrës së hetimit penal të shtetit“, thotë koloneli Michael Bauer, pasi policia ushtarake kishte ekspozuar milicët nga Vjena dhe Austria e Poshtme, të cilët „u mbërthyen“ në kufi për tre muaj, pas përfundimit të shërbimit të tyre ushtarak.

„Ne sigurisht do të kontrollojmë nëse të dyshuarit ishin në detyrë më 4 prill në Nickelsdorf, por nuk jemi duke kryer ndonjë hetim konkret për autobusin kosovar“, thotë Roland Koch nga Prokuroria publike në Eisenstadt. Ajo që është e sigurt është se treshja, e cila sipas deklaratave të para – për vetura ka marr nën 100 euro, për autobusët shuma treshifrore – nuk i kontrollonte testet e nevojshme të koronavirusit, ishte në pikat kufitare Kittsee dhe Nickelsdorf. Prokurori publik konfirmon se po hetohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, informon Shtegu.com. Për të tre ushtarët vlen prezumimi i pafajësisë.

Forcat e armatosura austriake janë mjaft të zemëruara për „dëmtimin e imazhit të tyre nga individë“.