Austriaku e vretë nënën se ishte shumë e moçme

49 Lexime

16:59:46                  2017-11-06

 

 

 

 

 

Pas vrasjes së një plake 78-vjeçare austriake në Bischofshofen të Austrisë, të hënën është obduktuar kufoma e saj pranë oirganeve përkatëse të Gjykatës së Salzburgut. Me këtë rast është konstatuar se plaka ka vdekur si pasojë e të shtënave në gjoks. Plumbi ka depërtuar në brendësinë e trupit, ka deklaruar zëdhënësi policor Hans Wolfgruber.

 

 

Pas hetimeve të kryera, është vërtetuar se plumbi përputhet në tërësi me armën e dyshuar, por se nevojiten edhe hetime më të hollësishme. Plaka 78-vjeçare u gjet e vdekur të premten e kaluar në një gropë për grumbullimin e plehrave, të oborrit. Vajza dhe motra e saj e kishin vërejtur zhdukjen e nënës dhe pas kërkimit të shkurtër e gjejnë kufomën. Vrasësi i dyshuar 44-vjeçar është i biri i plakës, i cili së bashku me te kanë jetuar në këtë fermë. Ai e ka pranuar fajin me arsyetimin se nëna ka qenë aq plakë sa që është dashur ta vrasë.

 

 

Policia austriake supozon se vrasësi është i sëmurë psikik, por se deklaratat e tij kanë qenë shumë precize, shkruan „Krone“, përcjellë Shtegu.com“. „Ai e dinte se ku gjendet arma dhe ka treguar se ku e ka fshehur kufomën“, ka thënë një zëdhënësi i policisë austriake. Prokuroria kërkon që të hetohen edhe diagnozat psikiatrike dhe gjendja psikike e 44-vjeçarit. Austriaku fillimisht është dërguar në një burg të Salzburgut. (Shtegu.com)