Arrestohet shqiptari dhe një francez që trafikonin dy kilogramë kokainë

138 Lexime

15:07:53              2017-10-31

 

 

Policia zvicerane e Kantonit të Lucernit ka hasur në fillim të muajit tetor në dy trafikantë të dyshuar të kokainës. Tek ta është gjetur një sasi prej dy kilogramësh kokainë dhe menjëherë janë arrestuar.

 

Më 3 tetot të këtij viti, në Ebikon të Zvicrës, policia zvicerane ka kontrolluar një veturë me autotarga franceze, me dy udhëtarë. Bëhet fjalë për një shqiptar 22-vjeçar dhe një shtetas francez 29-vjeçar, thuhet në një komunikatë të policisë të lëshuar gjatë të martës, përcjellë „Shtegu.com“.

 

Në veturë, policia ka arritur të zbulojë një qese të letrës me dy pako të lëndëve narkotike. Në te janë gjetur mbi dy kilogramë kokainë. Që të dy personat janë arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me rastin është duke i zhvilluar Prokuroria e Lucernit. (Shtegu.com)