Në mes lokacioneve St. Georgen am Ybbsfelde dhe Blindenmarkt në Austri, gjatë të shtunës është rrokullisur një veturë me pesë persona të moshës 17 deri 22-vjeç. Një kalimtar i rastit dhe dëshmitar i ngjarjes, ka arritur të nxjerrë nga vetura që e kishte kapluar zjarri, tre të lënduar
Dys të vdekur dhe tre të lënduar rëndë, është bilansi i një fatkeqësie komunikacioni që ka ndodhur në Austri, bëjnë të ditur mediet austriake. Në mes lokacioneve St. Georgen am Ybbsfelde dhe Blindenmarkt në Austri, gjatë të shtunës është rrokullisur një veturë me pesë persona të moshës 17 deri 22-vjeç. Sipas policisë austriake, vetura është rrokullisur duke u ndalur e kthyer mbrapshtë dhe përnjëherë i ka dalë flaka. Një dëshmitar i ngjarjes ka intervenuar menjëherë duke nxjerrë nga vetura në flakë, tre të lënduarit rëndë.
Pas arritjes së zjarrfikësve, të lënduarit kishin qenë larg flakëve të zjarrit, ndërsa jetën e kanë humbur vozitësi dhe një bashkudhëtar tjetër. Hetimet rreth shkakut të aksidentit janë në rrjedhë e sipër.