Rusia ka akuzuar Kievin që ka rënduar tensionet në lindje të Ukrainës, pas shtimit më të madh të luftimeve në disa muaj, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë. ‘Pala ukrainase ka marrë hapa për të përkeqësojë tensionet shumë herë para disa ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare’, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. ‘Jemi seriozisht të shqetësuar për këto aktivitete’. Liderët e Grupit të Shtatë (G7) ekonomive do të takohen në Gjermani më 7 dhe 8 qershor dhe një samit i Bashkimit Evropian është caktuar për këtë muaj. Në ndërkohë, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se marrëveshja për paqe e arritur në Minsk po përballet me “kërcënim konstant” nga ana e Ukrainës. Ai tha se autoritetet në Kiev po “mundohen t’u shmangen përgjegjësive të veta” për të ndërtuar dialog direkt me rebelët. Alsat-M