Rafa Benitez është prezantuar si trajner i ri i Real Madridit, në një konferencë për media të mbajtur në Santiago Bernabeu. Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez prezantoi zëvendësin e Carl Ancelotti në pranin të zyrtarëve të lartë të klubit. “Benitez mirë se vjen në shtëpinë tënde”, ka thënë Perez. Ish trajneri i Liverpoolit, Chelseas, Valencias dhe Interit do ta drejtoj Realin deri në verën e vitit 2018.