Të burgosurit me aftësi të kufizuara, në burgun Rssnitz të Gjermanisë, në të ardhmen do të prangosen në karroca për invalidë. Së paku kështu është duke llogaritur udhëheqësia e burgut, pas arratisjes spektakolare të një shqiptari nga burgu Merseburg.
Shërbimi mjekësor i burgut, i ka përshtatur disa karrige përkatëse në të cilat, të burgosurit me aftësi të kufizuara do të mund të fiksohen dhe të prangosen, në mënyrë që të mos përsëritet arratisja e shqiptarit më 7 shkurt të vitit të kaluar nga Merseburg. I burgosuri shqiptar kishte arritur të arratisej, pasi ishte deklaruar si invalid duke bartur bastun. Kur iu kishte dhënë rasti, ai e kishte hedhur bastunin dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Si duket, ai vetëm e kishte inskenuar sëmundjen e tij. Por, që nga fillimi i prillit të vitit të kaluar, ai përsëri gjendet në burg, pasi autoritetet gjermane e kishin arrestuat gjatë një kontrolli në një pikë karburantesh. Për shkak veprës penale “plaçkitje e rëndë”, ai do të vuajë dënimin prej tre vitesh, shkruan portali “mz-web.de”