13:23:22 2017-06-18
Këtyre ditëve, në një program televiziv francez u emetua emisioni lidhur me investuesin e parë në Shqipëri Julien Roche, i cili aktivitetin e vet e ka filluar që nga viti 1982, kur në pushtet ishte Enver Hoxha. Në të vërtetë, sapo kishte përfunduar shkollimin e lartë, ai u kishte dërguar shumë shteteve oferta që të punësohej si inxhinier i telekomunikacionit. Ofertën e tij e ka pranuar regjimi komunist i Shqipërisë, por duke mos pasur lekë të mjaftueshëm për ta paguar, atij i janë ofruar fara soje të cilat në botë janë shumë të njohura. Sipas reportazhit, ai e ka pranuar pagesën e tillë, duke e eksportuar sojën në SHBA dhe duke krijuar një biznes të majmë.
Që atëherë, Julieni ka zgjeruar biznesin e tij duke u bërë president i ADA Holding, pronar i gazetës “Korrieri” dhe TV KLAN, e shumë e shumë bizneseve tjerë. Sa për ilustrim, mund ta ndiqni videon e mëposhtme: