19:52:22              2017-06-08

 

 

 
Skuadra e Fortuna 2009 nga Hasanbegu, nga 16 -18 qershor në Vjenë të Austrisë do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Champions Trophy” në të cilin marrin pjesë 75 skuadra më të mira në kontinentin e vjetër. Shorti deshi që fëmijët (U1) të kësaj skuadre të vogël nga një vendbanim I përmbytur një vit më parë, të përballen me skuadrën e Liverpool. “Që para shortit kishin dëshirë që në grup të kemi një nga skuadrat e mëdha evropiane dhe kjo ëndërr tani u bë realitet. Çfarëdo rezultati që të shënojmë do të jetë pozitiv për ne. Kemi vetëm një dëshirë të jemi në mesin e tre skuadrave më të mira në grup ashtu siç na ka radhitur edhe organizatori”, deklaroi trajneri Safet Ademi. Në përbërje të Grupit “N” janë edhe – Ferencvarosch Budapest, Zheljezniçar, NK Sencur, Fusbalshule, Waldhofer dhe Oberpulendorf.