Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi është shprehur se është gati për dialogun me VLAN-in, me qëllim që institucionet të mund të themelohen sa më parë.

Sipas Thaçit, e vetmja mënyrë që Kosova të dalë nga ngërçi është vetëm dialogu tek presidenca.

“Secila parti politike dhe lider politik duhet të dalë jashtë interesave personale në interes të shtetit të Kosovës”, apeloi Thaçi.

Hashim Thaçi theksoi se marrja e përgjegjësive i takon secilit politikan në bazë të votëbesimit qytetar që ai e ka marrë.