Islanda kishte krijuar polemika të shumta në Bienalen e Artit bashkëkohor në Venecia, duke instaluar një xhami në mes të një kishe të mëparshme, e cila u shfrytëzua nga myslimanët për t`i kryer lutjet e rregullta. “La Moschea” quhej një instalim origjinal dhe provokativ në repartin e islandezëve, vepër kjo e artistit zviceran Christoph Büchel. Pas shumë kritikave e shqetësimeve në komunë dhe prefekturë, komuna e Venecias ka vendosur ta mbyllë këtë projekt, me arsyetim se organizatorët nuk i janë përmbajtur rregullores, thuhet në një artikull të Agjencisë telegrafike zvicerane SDA. Gjatë të premtes, projekti u mbyllë, ndërsa myslimanët në afërsi shfaqën pakënaqësi, pasi ata kishin filluar të faleshin në të.