23:08:37                       2017-01-12

 

 

 

 

 

Një pedofil maqedonas me vendbanim në Francë, në Kantonin Valis të Zvicrës ka abuzuar një vogëlushe shtatëvjeçare§. Me këtë rast, është pronocuar edhe nëna e viktimës.

 

 

 

 

“Është e tmerrshme dhe përplot dhimbje ajo që na ndodhi. Një gjë të tillë nuk do t`ia kisha dëshiruar askujt”, ka deklaruar për “Blick”, nëna e viktimës. Vajza e saj ka qenë duke shkuar e vetme në kishë, më 27 dhjetor të vitit të kaluar. Jo larg shtëpisë së saj, vogëlushja ishte bindur nga një i panjohur që të shkojë me te në një vend.

 

 

 

 

Atje, ai e kishte detyruar vogëlushen në abuzime të ndryshme seksuale, e më pas e kishte lënë të largohet. Në ndërkohë, autori i dyshuar është arrestuar dhe bëhet fjalë për një shtetas 37-vjeçar maqedonas.

 

 

 

 

“Ky është një lehtësim për familjen e vogëlushes shtatëvjeçare, por vetëm një ngushëllim i vogël. Për momentin, familja është duke përjetuar një periudhë të përvuajtur”, ka deklaruar avokatja Carine Mettraux, njofton “Shtegu.com”.

 

 

 

 

Mbi gjendjen e hetimeve, avokatja nuk ka dashur të deklarojë asgjë, pasi dosjen e ka pranuar një ditë më parë. Shtetasi maqedonas, pa lejeqëndrim të rregullt në Zvicër dhe me vebndbanim në Francë, për momentin është në paraburgim. “Ai e ka mohuar veprën”, ka pohuar prokurori zviceran André Morand. Si arsyetim, ai ka deklaruar se në atë kohë ka qenë jashtë vendit, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet të plotë.