Gazetari dhe redaktori i sportit pranë Televizionit Hana nga Kumanova, Iljasa Abazi, fton të gjithë sportistët shqiptarë, e sidomos futbollistët tanë që luajnë në Evropë e veçmas ata në Zvicër, Gjermani, Austri dhe në shtetet tjerë, që të ndihmojnë familjet e dëmtuara në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.
“Nuk mund t’ua shërojmë dhimbjen shpirtërore, por t’ua lehtësojmë kemi mundësi. Le ta mendojnë në familjet e tyre sikur të kishin qenë nga kjo lagje, si do ta ndjenin veten ata? Pa e menduar në vetvete nuk mund ta kuptojmë gjendjen e tyre. Sa do që të jetë shuma e vogël, për ata është e madhe sepse me këtë u tregohet atyre se nuk jeni të vetmuar por keni vëllezërit tuaj që solidarizohen me juve”, thotë gazetari Iljasa Abazi.
Ashtu si ditëve të tjera, edhe sot vizitova “Lagjen e Trimave dhe Shtabin e Emergjences , i cili ishte formuar nga persona mu nga kjo lagje. Ata na njoftuan se shumë familje të dëmtuara nga kjo lagje janë vendosur tek familjet e afërta të tyre, ka theksuar gazetari i sportit pranë Televizionit Hana nga Kumanova.
Ndërkaq kryetari i Shtabit të Emergjencës në “Lagjen e Trimave”, Shaban Demiri njofton se: 67 shtëpi janë të shkatërruara, kurse 127 familje janë të dëmtuara. Familjet e dëmtuara janë të vendosura tek farefisi dhe te të afërmit e familjeve të tyre, thotë ai.
https://www.youtube.com/watch?v=WcE4899haiw